Kumbullat e thata, jo vetëm që janë shumë të shijshme, por kanë edhe shumë vlera ushqyese. Ato janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale, përfshirë këtu vitaminat A, C, B1, B2, B3, B6, B9, B12, K, apo fibra, kalium, magnez, mangan, fosfor, hekur dhe zink.
Por cilat janë benefitet që vijnë nga konsumimi i kumbullave të thata?
Ndihmojnë sistemin tretës

Fibrat që gjenden tek kumbullat e thata kanë aftësi për të parandaluar kapsllëkun, duke shmangur krijimin e hemorroideve. Ndërkohë, fibrat e patretshme shërbejnë për të siguruar ushqim për bakteret e mira për të siguruar shëndetin e sistemit tretës.
Ulin kolesterolin
Fibrat e kumbullave të thata, sipas provave mjekësore, raportohet se kanë veti të ulin kolesterolin. Acidet që ato prodhojnë, ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak dhe për më tepër, fibrat e tretshme gjithashtu mund të ulin kolesterolin e prodhuar nga mëlçia.
Të pasura me antioksidantë
Këto kumbulla përmbajnë substanca unike të quajtura acide klorogjene dhe neoklorogjene, të klasifikuara si fenole. Fenoli është një lloj antioksidanti që është treguar i efektshëm në neutralizimin e radikalëve të lira e të dëmshëm, të cilat janë përgjegjëse për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme.
Mbrojnë zemrën
Kumbullat janë një burim i mirë i kaliumit, një elektrolit, që ndihmon në funksione të ndryshme jetësore të trupit. Kaliumi ndihmon trupin në mënyra të ndryshme duke përfshirë mbajtjen e një ritmi normal të zemrës dhe uljen e presionit të gjakut, i cili mund të zvogëlojë më tej rrezikun e goditjes në tru. Gjithashtu ato përmbajnë antocianinë, që mund të mbrojë nga formimi i qelizave turmoriale.
Ndihmojnë në trajtimin e osteoporozës
Kumbullat e thata janë një burim i rëndësishëm i mineralit bor. Ky mineral ndikon në ndërtimin e kockave dhe muskujve të fortë, por gjithashtu ndihmon edhe në përmirësimin e mprehtësisë mendore dhe koordinimit të muskujve.
Një studim i Universitetit Shtetëror të Floridës, provoi se këto fruta mund të parandalojnë humbjen e densitetit të kockave tek gratë me prirje ndaj osteoporozës.
Xh.K/Shqiptarja.comKomente

