Mbrojtësi i blerë në Janar nga skuadra e Chelsea, Gary Cahill u kthye papritur në një protagonist absolut te blutë, me fitoren e FA Cup, dhe ajo që ka më shumë rëndësi, suksesi në Champions League. por mbrojtësi energjik kërkon të mos ndalet këtu dhe të ketë sukses edhe në Euro 2012.

I pyetur nëse do të "parkonte" autobusin para portës, nëse kjo do të sillte titullin kampion me Anglinë, Gary Cahill tha se nuk do ta kishte problem një fitore të tillë. Ai ishte pjesë e formacionit të Roberto Di Matteo, në eliminimet e Barcelonës dhe Bayern Munich por përpara ka një synim: Euro 2012.

"Fitorja e turneut është në mendjen e secilit këtu tek Anglia. Duhet të marrim maksimumin dhe të shkojmë në finale. Kjo nënkupton arritjen atje me cdo mjet dhe mua nuk më intereson nëse e bëjmë me lojë të bukur apo me mbrojtje. Suksesi i Chelsea nuk ishte i bukur me Barcelonën, por ishte efektiv" tha Gary Cahill.

"Nëse do të luajmë një futboll të bukur do të jetë fantasrtike, por edhe nëse parkojmë autobusin para portës tonë në mbrojtje të rezultatit, për mua është mjaft OK" tha Gary Cahill.(rb/shqiptarja.com)