Autori i golit që vendosi derbin ndaj manchester United dh me shumë gjasa titullin, kapiteni i Manchester City, Vincent Kompany është votuar Lojtari i Vitit në Premier League për sezonin 2011/12.

Mbrojtësi belg ka qenë i qëndrueshëm në mbrojtje për liderët e ligës këtë sezon dhe është shpërblyer për paraqitjet e tij, derisa City përgatitet për ndeshjen e fundit të sezonit, e cila mund t’ia sjellë titullin e kampionit.

Kompany ka bërë 30 paraqitje për City, që ka pësuar vetëm 27 gola këtë sezon, dhe ka shënuar në tre raste me golin më të rëndësishëm të shënuar në fitoren 1-0 në shtëpi ndaj rivalit për titull, Manchester United.(rb/shqiptarja.com)