Mbrojtësi i majtë, Jordi Alba, ka debutuar vitin e shkuar për Spanjën, por 23-vjeçari në turneun e parë të madh për të, "Euro 2012", ka dëshmuar se është pasardhës i denjë i Joan Capdevillas, veteranit që pati fituar titullin e Evropës në vitin 2008 dhe atë të botës në vitin 2010.
Nëse kritikët kanë pasur dyshime para Evropianit se mungesa e Capdevillas 34-vjeçar do të ndihet, atëherë kanë gabuar rëndë. Alba deri më tani ka bërë që Capdevilla të harrohet falë paraqitjeve të tij në krahun e majtë të mbrojtjes.
Pikërisht Alba ishte iniciator i golit të Xabi Alonsos kundër Spanjës, pas një depërtimi në zonë. Alba po tregohet i zoti si në fazën defensive, ashtu edhe në atë ofensive në "Euro 2012". Ishin dy golat e Alonsos që i siguruan fitoren Spanjës dhe kualifikimin në çerekfinale, ku e pret Përfaqësuesja e Portugalisë.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com