Mbrojtësi Puyol humbet Euro 2012!
Dëmtimi në gju i mohon aktivitetin

Mbrojtësi Puyol humbet Euro 2012! <br />Dëmtimi në gju i mohon aktivitetin
Dëmtohet Carles Puyol. Shpresat e Spanjës për tu konfirmuar në fronin e më të mirës së futbollit europian, kanë pësuar një ggoditje të rëndë me dëmtimin e mbrojtësit katalanas. Carles Puyol me shhumë gjasa do të humbë turneun në verë, që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë dhe që starton më 8 qershor.

Puyol ka nevojë për një operacion kirurgjikal në gju, dhe që kërkon një periudhë rikuperimi prej të paktën 6 javësh. Dëmtimi i tij u verifikua në fitoren e Barcelonës 4-0 kundër Espanyol.

“Pas disa testeve që bëmë, vendosëm që futbollisti do të kryejë një operacion kirurjikal artroskopik në 12 Maj. Koha e mungesës së Puyol do të jetë rreth 6 javë” thuhet në një njoftim të Barcelonës. Carles Puyol ka qenë një prej lojtarëve kryesorë në suksesin e Spanjës në Euro 2008, dhe në botërorin 2010. Spanja e nis Europianin e 2012, me ndeshjen ndaj Italisë në 10 Qershor. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj

Spalletti pas konfirmimit te Italia: Jemi në pikën zero, por e di se çfarë duhet të bëj