Një moment i shkurtër por i tensionuar ka ndodhur gjatë vizitës së Presidentit Donald Trump në fabrikën “Ford Rouge” në Dearborn të martën.

Sipas raportimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, një punëtor e ka akuzuar Trumpin si “mbrojtës pedofilësh”. Në përgjigje, Trump duket se i ka thënë “f*** you” dhe ka bërë një gjest të pahijshëm. Audioja e ngjarjes është e vështirë për t’u kuptuar qartë.

Nëpërmjet një deklarate publike ka reaguar dhe kompania “Ford” teksa tha: “Kemi pasur një event të mrekullueshëm sot dhe jemi krenarë për mënyrën se si punonjësit përfaqësuan Ford. Kemi parë klipin për të cilin po flisni.

Një nga vlerat tona kryesore është respekti dhe nuk e mbështesim përdorimin e fjalëve të papërshtatshme brenda ambienteve tona. Kur ndodh diçka e tillë, kemi një proces për t’u marrë me situatën, por nuk japim detaje për çështjet e personelit.