TIRANË - Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe shfrytëzimi ishte në qendër të një tryeze, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Mirëçënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj.
Duke folur në këtë takim, zv/kryeministri Niko Peleshi tha se, arsimimi i fëmijëve bën që ata të largohen nga rruga dhe të mos jenë pre e dhunës. Gjithashtu ai tha se, nga qeverisja e kaluar është “trashëguar një situatë alarmante për trajtimin e të të dobtëve, të fëmijëve”.
“Mësuesit kanë nevojë për mbështetje, sidomos për ndryshimin arsimor dhe mbështetjen e fëmijëve. Edhe mos arsimimi i detyrueshëm është një dhunë ndaj fëmijës, sepse mungesa e debatit mund të gjenerojë dhunë”, tha gjatë fjalës së tij, Peleshi.
“Institucionet për të drejtat e fëmijëve duhen rishikuar, pasi një rol themeltar luan bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe institucionet ndërkombëtare”, tha gjatë fjalës së tij, zëvendëskryeministri Niko Peleshi.
Ndërkaq, ministri Erjon Veliaj ka deklaruar se, ata që vijnë në “Shqipëri ndoshta nuk kanë mundësi që të shikojnë të gjitha pasuritë tona, por çdo kush shikon trajtimin e të dobëtëve, të fëmijëve”.
Sipas ministrit të Mirëçënies Sociale, “janë rreth 2 mijë fëmijë që janë në rrugë. Janë rreth 1600 fëmijë të cilët trajtohen në qendra rezidenciale shtetërore dhe private. Çështjet e pedofilisë apo dhunimit janë ende një tabu”.
“ Tani kemi dhe një të keqe të madhe, pasi kur prindërit ndahen në gjykatë ndahen edhe fëmijët. Ne kemi një ligj shumë të mirë për mbrojtjen e fëmijëve”, tha Veliaj.
“Ndihma ekonomike do të jetë e kushtëzuar me frekuentimin e shkollës nga ana e fëmijëve. Ndihmën ekonomike do ta adresojmë në ushqimin e fëmijëve”, theksoi gjatë fjalës së tij, ministri Erjon Veliaj.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com