Burimet nga ministria e Mjedisit, bejne të ditur se, si rezultat i këtij aksioni, janë kryer 2183 inspektime dhe janë vendosur 168 gjoba ndaj të gjithë atyre subjekteve që kanë pasur mangësi dokumentacioni për leje mjedisore, kanë kryer shkelje apo që janë konstatuar si ndotës të mjedisit. Masa më të rënda janë marrë për dy subjekte, të cilave u është mbyllur aktiviteti.
Kontrollet janë të fokusuara në zonat bregdetare dhe shkelja më e zakonshme e konstatuar ndaj këtyre subjekteve është shkarkimi i ujërave të zeza direkt në det. Përsa i përket ndotjes akustike, gjatë kësaj periudhe janë gjobitur gjashtë subjekte dhe në të gjitha këto raste masat janë marrë pas denoncimit të vetë qytetarëve, sipas dikasterit te mjedisit /ATSH/