TIRANË, 3 Dhjetor / ATSH / - Organizatat mjedisore në Juglindje dhe në Jug të Shqipërisë po reagojnë bashkarisht ndaj rrezikut për disa pasuri natyrore si pasojë e investimeve për hidrocentralet. Sipas organizatave, shfrytëzimi i pasurive ujore duhet bërë në përputhje me vlerat natyrore dhe në dobi të komuniteteve të banorëve.
Kohët e fundit edhe me mbështetje të organizatave ndërkombëtare, shoqatat mjedisore po zhvillojne gjithnjë e më shumë aktivitete ndërgjegjësuese me qytetarët për mbrojtje të mjedisit. Rasti i lumit të Lëngaricës mbi të cilin është projektuar ngritja e një HEC-i ka sensibilizuar banorët dhe shoqatat  ambjentaliste. /a.ke/