Mbrojtja e trashëgimisë kulturore:
Të ndërpriten gërmimet në Durrës

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore:<br />Të ndërpriten gërmimet në Durrës
Forumi për mbrojtjen e Trashëgimisë Kultorore, ka kërkuar edhe këtë të mërkurë që të ndërpriten gërmimet në zonën arkeologjike të Durrësit.

Ky forum ka deklaruar se do të marrë pjesë në dëgjesën publike, të organizuar nga Bashkia Durrës, për të shfrytëzuar sipas tyre çdo mundësi, qoftë edhe të vonuar, për të frenuar shkatërrimin e mëtejshëm të Durrësit arkeologjik.
 
Deklarata e plotë e Forumit për mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore:
 
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimnisë Kulturore, do të marrë pjesë në dëgjesën publike të sotme të organizuar nga Bashkia Durrës, për të shfrytëzuar çdo mundësi, qoftë edhe të vonuar, për të frenuar shkatërrimin e mëtejshëm të Durrësit arkeologjik.
Pavarësisht kësaj, Forumi këmbëngul që ligjet zbatohen dhe nuk diskutohen nëpër dëgjesa publike.
Sepse ligji për trasghëgimninë kulturore është eksplicit dhe i qartë: në zonën e mbrojtur “A”, nuk lejohet asnjë punim nëntokësor dhe mbitokësor përvec shtresave rrugore.
Ndërsa në fakt, zona “A” është mbjellë me pilota betonarmeje deri 10 metra thellësi.
Atëhere, çfarë do sqarojnë në dëgjesë Bashkia Durrës, kur pjesë e pilotave janë ngulur mu mbi muret ende të padokumentuara.
Ligji për trashëgiminë kulturore është eksplicit dhe i qartë: në zonën e mbrojtur “B”, nuk lejohet asnjë lloj punimi pa përfunduar gëmimi arkeologjik.
Atëhere, cfarë do sqarojnë në dëgjesë Bashkia Durrës kur në zonën B, punimet vazhdojnë me ritëm frenetike pavarësisht vendimit (po aq të vonuar) të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë për t’i ndaluar ato.
 
Në gjithë këtë histori, ku Bashkia po bën zhurmën e saj për tu fshehur pas relacioneve konfuze të institucioneve që skanë bërë detyrën, bie në sy i munguari i madh: Ministria e Kulturës e Republikës sonë.
Atëherë për çfarë vlen kjo dëgjesë publike, kur të gjithë vendimmarrësit i janë fshehur publikut dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile për muaj të tërë, derisa thesaret e nëntokës të dilnin në pah me gjithë madhështinë e tyre ndonëse të masakruara nga eskavatorët?
 
Forumi kërkon me forcë:
E para, ndërprerjen e vërtetë dhe të menjëhershme që tani të punimeve në të gjithë zonën A dhe B të interesuar.
E dyta, zbulimin e të gjith sitit, riheqjen e të gjitha shtresave zhavorre, dhera, betone etj, në mbi 70% të sipërfaqes së këtij siti i cili është gërmuar me eksavator.

 
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore