Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli priti të shtunën në një takim Zv.asisteten e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Evelyn N.Farkas. Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh me interes reciprok.

Ministrja Kodheli e njohu Farkas me zhvillimet më të fundit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë në rajon. Kodheli vlerësoi rolin dhe kontributin që SHBA po jep Forcave të Armatosura në modernizimin dhe tranformimin e tyre. Ajo garantoi se me lidershipin e ri FA-të do të jenë pjesë e një sistemi transparent vendimmarrje dhe promovimi.