Mbrojtja ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe ‘lufta’  kibernetike, në Tiranë diskutohen sfidat madhore të sigurisë

 

Përballimi i sfidave të përbashkëta që vijnë nga ndërhyrje të palëve të treta, në vendet e BE por në veçanti në ato të Ballkanit Perëndimor dhe siguria kibernetike është një prej 4 shtyllave të do të marrë vëmendjen e Samitit të nesërm në Tiranë. 

Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës. Kjo përfshin luftën ndaj ndërhyrjeve të huaja por edhe rezistenca ndaj sulmeve kibernetike. 
Më shumë bashkëpunim për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit në këtë ‘luftë moderne’, që vjen edhe pas sulmeve ruse dhe iraniane, pritet të jetë angazhimi i liderëve evropianë dhe ballkanikë. Më shumë siguri kibernetike kolektive është qëllimi parësor. 

‘Mjeti Evropian i Paqes’ është një dokument që është miratuar nga Këshilli Evropian në mars të vitit të kaluar, një instrument jashtë buxhetit që synon të rrisë aftësinë e Bashkimit për të parandaluar konfliktet, për të ndërtuar paqen dhe për të forcuar sigurinë ndërkombëtare, duke mundësuar financimin e veprimeve operacionale sipas Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) që kanë implikime ushtarake ose të mbrojtjes. Ky dokument që pritet të jetë pjesë e diskutimeve intensive nesër zëvendëson dhe zgjeron instrumentet e mëparshme financiare në këtë fushë.  Janë rreth 5.7 miliardë euro për periudhën 2021-2027, me një tavan vjetor që shkon nga 420 milionë euro në 2021, në 1,132 miliardë euro në 2027, që janë pjesë e këtij super plani për një siguri më të madhe kolektive. 

Siguria kibernetike nga ana tjetër është një sfidë relativisht e re për Unionin. Sektorë kritikë si transporti, energjia, shëndetësia dhe financat janë bërë gjithnjë e më shumë të varur nga teknologjitë dixhitale dhe kjo i bën më vulnerable ndaj keqdashësve të huaj. Teksa dixhitalizimi sjell mundësi të mëdha dhe ofron zgjidhje për shumë nga sfidat me të cilat përballet Evropa ai gjithashtu ekspozon ekonominë dhe shoqërinë ndaj kërcënimeve kibernetike. 

Një përgjigje më e fortë për të ndërtuar një hapësirë të hapur dhe të sigurt kibernetike mund të krijojë besim më të madh mes qytetarëve në mjetet dhe shërbimet dixhitale. Tirana do të jetë ‘stacioni’ i radhës ku pritet të ketë një dakordësi dhe rezultate konkrete në këtë drejtim nga liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Lajmi kryesor:

Samiti i BE nesër në Tiranë/ Temat që do të diskutohen, nga lufta në Ukrainë, mbrojtja nga sulmet kibernetike, te emigracioni (Axhenda e PLOTË)


B.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës