Samiti i BE nesër në Tiranë/ Temat që do të diskutohen, nga lufta në Ukrainë, mbrojtja nga sulmet kibernetike, te emigracioni (Axhenda e PLOTË)

Samiti i BE nesër në Tiranë/ Temat që do të diskutohen, nga lufta në Ukrainë, mbrojtja nga sulmet kibernetike, te emigracioni (Axhenda e PLOTË)

TIRANË- Në 6 dhjetor, Tirana do të jetë ‘kryeqendra’ e Europës, pasi do të mbajë për herë të parë Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Report Tv ka zbardhur temat kryesore për të cilat do të diskutohen, ku mësohet se fokusi do të jetë te lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.

Ndalur te lufta në Ukrainë, në fokus do të jenë përballimi i sfidave të përbashkëta që vijnë si pasojë e agresionit rus, e më konkretisht si mund të trajtohen efektet negative që kanë sjellë në energji dhe sigurinë ushqimore në Ballkanin Perëndimor. Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës. Kjo përfshin luftën ndaj manipulimit të informacionit të huaj dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike

Një tjetër pikë mjaft e rëndësishme e përfshirë në axhendë është edhe emigracioni. Liderët Europian do të shkëmbejnë pikëpamjet për menaxhimin e emigracionit duke qenë se ka pasur një rritje të të rinjve nga Ballkani Perëndimor që janë larguar nga vendi, përfshirë këtu edhe Shqipëria. Në diskutim do të jetë politikat e vizave të BE-së dhe bashkëpunimin përe kthimin e emigrantëve. Ata do të diskutojnë gjithashtu se si të forcohet bashkëpunimi kundër-terrorizmin dhe parandalimin e radikalizimit.

Kujtojmë që ky Samit që është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin, po zhvillohet në një kohë kur klima politike në Tiranë nuk është e qetë. Kjo sepse po në 6 dhjetor, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë Tirana do të blindohet me forca të shumta sigurie. Rreth 1500 efektivë pritet të jenë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e samitit. Niveli i masave të sigurisë duket se do të jenë ‘të hekurta’, gati të njëjta me ato që janë ndërmarrë në kohën kur në Tiranë erdhi ish-sekretari amerikan i shtetit John Kerry apo Papa Françesku.

Axhenda e Samitit të BE-së

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:17
Samiti i BE në Tiranë/ Çfarë pritet të diskutohet për emigracionin dhe kërkesat për azil

1670260660_samitiibemeballkaninperendimor1280x720.jpg

Cështja e migrimit dhe kërkimit të azilit në vendet e BE do të jetë në fokus të diskutimeve të samitit që mbahet në Tiranë   Që nga kulmi i krizës së migracionit në vitin 2015, BE ka zbatuar masa për të kontrolluar më mirë kufijtë e jashtëm dhe flukset e migracionit. BE dhe shtetet e saj anëtare po intensifikojnë përpjekjet për të krijuar një politikë evropiane të migracionit efektiv, humanitar dhe të sigurt, por pavarësisht politikave, vijon që kontinenti të përballet me problemet e flukseve migratore.

Rrugët më shqetësuese të bashkimit Europian për futjen e emigratëve të paligjshëm është Rruga e Mesdheut Lindor, futjen në BE të emigratëve ilegalë përmes Greqisë Qipros dhe Bullgarisë. Në vitin 2015, një numër i madh refugjatësh që kërkonin strehim nga lufta e Sirisë mbërritën në BE përmes kësaj rruge.

Rruga e Mesdheut Perëndimor i referohet mbërritjeve ilegale përmes Spanjës, e cila përdoret kryesisht nga emigrantët nga Algjeria dhe Maroku,por edhe ajo e mesdheut Qëndror që përdorin e Emigrantët nga Afrika Sub-Sahariane dhe Afrika e Veriut kalojnë tranzit nëpër Tunizi dhe Libi në udhëtimin e tyre për në Evropë.

Cështja e emigrimit bëhet akoma më e ndjeshme, në kushtet kur si pasojë e agrosionit rus mbi Ukrainën, miliona njerëz kanë ikur nga lufta, duke kërkuar strehim në vendet e BE-së dhe në Republikën e Moldavisë.

Udhëheqësit do të shkëmbejnë pikëpamjet për trajtimin e përbashkët të menaxhimit të migracionit edhe për shkak se numrat në rrugën migratore të Ballkanit Perëndimor janë rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.

Liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë mënyrat e thellimit të angazhimit politik me një fokus të veçantë te të rinjtë.

 

Ora 18:13
Mbrojtja ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe ‘lufta’  kibernetike, në Tiranë diskutohen sfidat madhore të sigurisë

 

Përballimi i sfidave të përbashkëta që vijnë nga ndërhyrje të palëve të treta, në vendet e BE por në veçanti në ato të Ballkanit Perëndimor dhe siguria kibernetike është një prej 4 shtyllave të do të marrë vëmendjen e Samitit të nesërm në Tiranë. 

Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës. Kjo përfshin luftën ndaj ndërhyrjeve të huaja por edhe rezistenca ndaj sulmeve kibernetike. 
Më shumë bashkëpunim për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit në këtë ‘luftë moderne’, që vjen edhe pas sulmeve ruse dhe iraniane, pritet të jetë angazhimi i liderëve evropianë dhe ballkanikë. Më shumë siguri kibernetike kolektive është qëllimi parësor. 

‘Mjeti Evropian i Paqes’ është një dokument që është miratuar nga Këshilli Evropian në mars të vitit të kaluar, një instrument jashtë buxhetit që synon të rrisë aftësinë e Bashkimit për të parandaluar konfliktet, për të ndërtuar paqen dhe për të forcuar sigurinë ndërkombëtare, duke mundësuar financimin e veprimeve operacionale sipas Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) që kanë implikime ushtarake ose të mbrojtjes. Ky dokument që pritet të jetë pjesë e diskutimeve intensive nesër zëvendëson dhe zgjeron instrumentet e mëparshme financiare në këtë fushë.  Janë rreth 5.7 miliardë euro për periudhën 2021-2027, me një tavan vjetor që shkon nga 420 milionë euro në 2021, në 1,132 miliardë euro në 2027, që janë pjesë e këtij super plani për një siguri më të madhe kolektive. 

Siguria kibernetike nga ana tjetër është një sfidë relativisht e re për Unionin. Sektorë kritikë si transporti, energjia, shëndetësia dhe financat janë bërë gjithnjë e më shumë të varur nga teknologjitë dixhitale dhe kjo i bën më vulnerable ndaj keqdashësve të huaj. Teksa dixhitalizimi sjell mundësi të mëdha dhe ofron zgjidhje për shumë nga sfidat me të cilat përballet Evropa ai gjithashtu ekspozon ekonominë dhe shoqërinë ndaj kërcënimeve kibernetike. 

Një përgjigje më e fortë për të ndërtuar një hapësirë të hapur dhe të sigurt kibernetike mund të krijojë besim më të madh mes qytetarëve në mjetet dhe shërbimet dixhitale. Tirana do të jetë ‘stacioni’ i radhës ku pritet të ketë një dakordësi dhe rezultate konkrete në këtë drejtim nga liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ora 17:29
Charles Michel: Samiti ynë do të zhvillohet në zemër të Ballkanit! Tregon një evolucion të fortë

1670257834_michel.JPG

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel e quajti simbolik samitin mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nesër në Tiranë, pasi sipas tij do të zhvillohet në zemër të rajonit.

Ai theksoi se ky samit tregon një evolucion të fortë të Shqipërisë sa i përket angazhimit.

“Samiti i nesërm BE- Ballkani Perëndimor është shumë simbolik sepse do të zhvillohet në Tiranë, në zemër të rajonit. Tregon një evolucion të fortë për sa i përket angazhimit”, shkruan Michel në Twitter.

Ora 15:33
'Shqipëria gati të mirëpresë krerët e BE në samitin e Tiranës', Hohmann: Mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e partneritetit me Ballkanin Perëndimor

 

Tirana është pothuajse gati të mirëpresë krerët e BE-së në samitin historik. Kështu u shpreh përmes një postimi në rrjete sociale, ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann. Kryediplomatja u shpreh se ky samit është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Përbri, ambasadorja bashkëngjiti edhe axhendën e samitit historik për vendin tonë.

“#Tirana është pothuajse gati për Samitin #BE - #BallkaniPerëndimor, i pari që do të zhvillohet në rajon. Kjo është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE.”-shkruan Hohmann.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh