9 shqiptarë, pjesë e një organizate që merrej me trafikun e drogës, kanë marrë ditën e sotme masën e sigurisë nga gjykata italiane. Shqiptarët akuzohen si trafikues të kokainës nga Holanda drejt Italisë përgjatë viteve 2016-2017. Dhjetëra kilogramë kokainë e drejtuar nga kjo organizatë shqiptare me bazë në Venecia, u godit nga policia italiane duke arrestuar 24 persona disa kohë më parë dhe sot gjykata dha masën e sigurisë për 9 shqiptarët, mes tyre dhe kokën e grupit të drogës.
Koka e grupit Bujar Sefa, 33 vjeç në bashkëpunim me vëllezërit, pasi prisnin kokainën nga Holanda koordinonin shpërndarjen në Itali, konkretisht në zonën e Venecias dhe Mestra. Më pas vëllezërit e 33-vjeçarit, Islam Sefa dhe Jetmir Sefa,merreshin me shpërndarjen e drogës tek shitësit e vegjël dhe mblidhnin paratë. Edhe shqiptarët e arrestuar Elton Bakiu dhe Denis Albrino kishin si detyrë shpërndarjen me pakicë te shitësit e drogës.
Gjykata dënoi në mungesë edhe Vait Sana, i konsideruar si dora e djathtë e “kokës” së grupit Bujar Sefa, i cili është arratisur, ndërsa vendosi edhe konfiskimin e pasurisë së Bujar Sefës me vlerë 346 mijë euro.
Duke pranuar gjykimin e shkurtuar gjykata italiane dënoi:
-Bujar Sefa, 33 vjeç, u dënua me 12 vjet e 9 muaj.
-Islam Sefa u dënua me 9 vjet e 9 muaj burg.
-Jetmir Sefa, vëllai tjetër i Bujar Sefës, u dënuan me 5 vjet e 4 muaj burg. Ky ishte një person me precedent penal të mëparshëm po për trafik droge.
-Vait Sana dënohet në mungesë me 4 vjet e 5 muaj burg.
-Nikoll Murrizi, 35 vjeç, dënohet me 6 vjet e 2 muaj dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh.
-Elton Bakiu dënohet me 5 vjet e 7 muaj burg.
-Denis Albrino dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg dhe një gjobë prej gati 13,000 euro.
-Jakup Hoxha dënohet me 3 vite e 2 muaj burg dhe një gjobë prej 12 mijë eurosh.
-Luigj Makaj dënohet me 10 muaj burg.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator të sofistikuar kokaine dhe kraku, arrestohet shqiptari i ‘papunë’! Kishte ngritur rrjet të organizuar, formulë dhe për drogën
29 Janar, 15:46
-
Lezhë/ Shiste kokainë dhe kanabis në qytet, ‘Holder’ prangos 32-vjeçarin e dyshuar! (EMRI)
29 Janar, 15:16
-
Kampion bote me Italinë, ish-portieri i Serie A: Tani jetoj në pyll, futbolli modern s'është për mua
29 Janar, 11:21
-
Elbasan/ Mashtronin me Call-Center të huajt për investime në bursa fiktive 'Forex', 13 të arrestuar dhe 5 të tjerë nën hetim! Në kërkim administratori (EMRI+FOTOT)
29 Janar, 10:51
-
Torturoi, vrau dhe sulmoi seksualisht të burgosurit, kush është gjenerali libian për të cilin Giorgia Meloni do të hetohet
29 Janar, 09:45
-
Itali/ Krime elektorale, trafik armësh dhe droge, goditet klani i ‘Ndragheta’, 44 arrestime! Mes të prangosurve kryebashkiaku, zëvendësi dhe kreu i këshilltarëve
29 Janar, 09:31
-
Itali/ U prangos për shitje kokaine, shqiptari thyen arrestin shtëpiak një ditë pas masës së Gjykatës! Kapet te shtëpia e një gruaje
29 Janar, 08:38
-
Itali/ Pse u vu nën hetim Meloni? Linja e prokurorëve: Një zgjedhje e detyruar
29 Janar, 07:50
-
Nën hetim për rastin ‘Almasri’/ Zemërimi i Melonit: Veprim shumë i rëndë, s’do më dërgojnë në shtëpi me një rrugë të shkurtër gjyqësore
29 Janar, 07:39
-
Itali/ Meloni nën hetim për shpërdorim detyre, akuzohet se riatdhesoi komandatin libian që kërkohej nga Gjykata e Hagës
28 Janar, 17:55
-
Itali/ Kishte fshehur kokainën në tavanin e shtëpisë, në pranga 25-vjeçari shqiptar! I proceduar disa herë për trafik droge
28 Janar, 17:11
-
Itali/ Mbi gjysmë kilogrami kokainë dhe 38 mijë euro cash në banesë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar
28 Janar, 16:54