Mbushet kupa te Barcelona, akuza të forta nga kandidati për president: Klubi drejt falimentimit ekonomik dhe moral

Mbushet kupa te Barcelona, akuza të forta nga kandidati për president: Klubi drejt falimentimit ekonomik dhe moral

Kriza që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit është pika që ka derdhur godën e mbushur plot te Barcelona. Klubi katalanas po kalon nga një stuhi në tjetrën, teksa së fundmi akuzat që bën Victor Font, kandidat për president janë shumë të rënda. Kreu i platformës ‘Si al Futur’ thotë se ‘Barcelona po shkon drejt falimentimit ekonomik dhe moral’.

Në një letër të hapur drejtuar edhe mediave Font thotë se nuk po kërkon të vijë në krye të klubit në këtë periudhë, por denoncon veprimet e turpshme që po bëhen nga stafi drejtues. Të enjten gjashtë drejtues dhanë dorëheqjen nga katalanasit, përfshirë edhe dy zëvendës-president, duke shkaktuar një tjetër furtunë.

Më herët klubi I akuzua se financonte një rrjet  social për të denigruar figurat e shquara të katalanasve të cilët nuk kishin të njëjtën qasje si drejtuesit. Në këtë kategori bënin pjesë edhe futbollistë si Pique apo ish-figura të shquara si Xavi. Sakaq një tjetër një tjetër çështje që ngriti jo pak furtunë ishte edhe sherri publik mes Messi-t dhe drejtorit Eric Abidal, pas akuzave të këtij të fundit se lojtarët nuk japing maksimumin.

Më herët klubi ka arritur akordin me futbollistët për uljen e pagave me 70% si pasojë e krizës financiare që ka shkaktuar koronavirusi, por edhe pse janë marë masa drastike sërish është vendosur që një pjesë e pjestarëve të ekipit që nuk janë të domosdoshëm të mos paguhen fare.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë