Tiranë/ Nis edicioni XXI i ‘Tirana International Film Festival’, mbyllet Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut

Mbrëmjen e djeshme nisi edicioni XXI i TIFF – Tirana International Film Festival ndërsa në ceremoninë përmbyllëse të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai çmoi punën që Akademia Marubi bën për kulturën dhe artin në qytetin e Tiranës.

“Kur ndodh diçka në qytet është një ngjarje, por kur kjo ndodh çdo vit dhe me të njëjtin seriozitet, kthehet në një traditë të bukur. Në Tiranë ka pasur shumë aktivitete, por në këtë festival po ndodh diçka që i prek thellë njerëzit sepse është një katedrale, një tempull i të menduarit dhe të reflektuarit. Për këtë ju jam mirënjohës”, tha Veliaj.

Edicioni i 21-të i Tirana International Film Festival nisi në 23 shtator dhe do të vijojë deri në 29 shtator. Prej këtij festivali filmi, nga më jetëgjatët në vend, përzgjidhen filma të cilët kualifikohen për të garuar në Oscar dhe European Film Awards.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit