108 biznese kanë mbyllur aktivitetin gjatë vitit 2018-të në territorin e Bashkisë Lezhë. Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria e Tatim Taksave në këtë njesi vendore, ndërsa vështiresitë ekonomike kanë çuar në këtë situatë.
Drejtori i Tatim Taksave Arben Ndoj thotë se ka dhe shumë subjekte që janë të regjistruara fiktivisht dhe nuk ushtrojnë aktivitetin dhe kjo është një problem, pasi gjenerojnë taksa përsa kohe janë të regjistruar.
Ndoj shton numri i subjekteve debitore ndër vite ndaj Bashkisë është mjaft i lartë. Numri i bizneseve që po falimentojnë në Lezhë ka pasuar rritje gjatë viteve të fundit, çka do të thotë se taksat kanë qenë të papërballueshme per ta.
Komento