Mbyllen agregatet e Fierzës
KESH: Importojmë shumë energji

Mbyllen agregatet e Fierzës<br />KESH: Importojmë shumë energji
TIRANË - Bilanci i energjisë elektrike duket se po shkon ndjeshëm në favor të importeve. Drejtori i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Engjëll Zeqo, deklaroi se aktualisht po konsumohen 18-19 milionë kilovatorë energji në ditë, nga të cilat 12 milionë kilovatorë importohen, kurse prodhimi në vend është sa gjysma e kësaj shifre. Në këtë situatë ka kndikuar niveli shumë i ulët i ujit në ujëmbledhësit e hidrocentraleve kryesorë të vendit, jo normal për stinën. Për të mos kaluar në “pikën e vdekjes”, prej tri ditësh tashmë është stakuar prodhimi i energjisë elektrike në hidrocentralin më të madh të vendit, Fierzë. Sipas Zeqos, stakimi i agregateve të Fierzës bëhet në kushtet e rënies së ngarkesës dhe uljes së kërkesës për energji, me qëllim për të ruajtur burimet hidrike.
Sipas tij, kjo është pjesë e manxhimit të situatës, në kushtet kur ka thatësirë. Korporata po shfrytëzon prurjet anësore të ujit në dy hidrocentralet e tjerë të kaskadës, në Koman dhe në Vaun e Dejës dhe kjo ka bërë të mundur që niveli i Fierzës të rritet këtë muaj me 9 metra.
Aktualisht, prurjet në Fierzë janë 250 metra kub në sekondë dhe niveli i liqenit ndodhet në kuotën 266 metra mbi nivelin e detit, nga 296 metra, që është maksimumi i parashikuar.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë