Janë mbyllur sot aplikimet për drejtuesin e ri të RTSH-së. Sikurse u vendos në mbledhjen e datës 1 prill të Këshillit Drejtues të RTSH, sot ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatëvë që do të marrin pjesë në këtë garë.
Sipas informacioneve, janë 13 kandidatura që synojnë drejtimin e RTSH-së, ku mes emrave spikasin figura të njohura të ekranit, si gazetarja Eni Vasili, Enrik Mehmeti etj.
Në mbledhjen më të fundit, Këshilli Drejtues i RTSH, vendosi të rihapë garën me procedurat që rinisin nga e para, duke rrëzuar procedurën e hapur më 6 janar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
Një procedurë e pezulluar më 30 janar pas kërkesës së Komisionit Parlamentar të Medias.
Tashmë pritet që Këshilli Drejtues të vendosë shpalljen e kandidaturës fituese.
Aplikantët për Drejtorin e RTSH
Gëzim Nazif Xhaxhaj
Flamur Buçpapaj
Kliton Rama
Zoje Jakaj (Marashi)
Jetmir Shpuxa
Laureta Roshi
Ermal Hoxha
Eni Vasili
Harrila Koçi
Engjëllush Musai
Mimoza Haxhiaj
Elton Metaj
Enrik Mehmeti










Komente
Komento