Mbyllen grupet e Champions, në shortin e së hënës priten super duele në 1/8

Mbyllen grupet e Champions, në shortin e së hënës priten super duele në 1/8

Është mbyllur faza e grupeve e Champions League dhe janë përcaktuar 16 skuadrat e kualifikuara më tej. Shorti i fazës së 1/8 që do të hidhet të hënën e 16 dhjetorit në mesditë premton përballje gjigandësh. Në vazon e parë janë ekipet “monstruoze” dhe favorite si PSG, Bayern Mynih, Manchester City,Juventus,Liverpool,Barcelona,Valencia, dhe Lajpcig por edhe në vazon e 2-të janë skuadra “big” si Real Madrid, Atletico Madrid, Napoli, Chelsea, Dortmund, Tottenham apo edhe ekipe si Atalanta dhe Lyon.

Mbrëmë Atalanta bëri historinë duke siguruar kalimin për në 1/8 edhe pse i kishte humbur tre ndeshjet e para në grup. Skuadra e Gjimshitit triumfoi 3-0 në Ukrainë ndaj Shakhtar Donetsk dhe kalon si e dyta e grupit C. Ndërsa Manchester City nuk fali duke fituar 4-1 në Zagreb ndaj Dinamos.

Me fitore i mbyllën llogaritë në grupin A PSG dhe Real Madrid. Francezët bënë goleadë ndaj Galatasaray në Paris duke triumfuar 5-0 ndërsa Real Madrid me të rinjtë mposhti 3-1 Club Brugge në Belgjikë.
Ndërsa Bayern Mynih ishte perfekt në fazën e grupeve . Bavarezët i fituan të gjashta ndeshjet pasi mbrëmë mposhtën 3-1 Tottenhamin e Mourinhos. Olympiacos shënoi në frymën e fundit për të mposhtur 1-0 Crvena Zvezdën dhe siguron kalimin në Europa League.

Nuk pati surpriza dhe më tej kaloi edhe Atletico Madrid. Djemtë e Simeones mposhtën 2-0 Lokomotivën e Moskës dhe siguruan 1/8 si e dyta e grupit D. Ndërsa Juventusi e mbylli me fitore duke triumfuar në Gjermani 2-0 ndaj Leverkusenit falë golave të Ronaldos e Higuain./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Ndarja ne vazo e ekipeve te kualifikuara ne Champions

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valentin: 12/12/2019 13:26

    Po shume mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët