TIRANE- Pikërisht ditën kur prokurori Ramadan Troci prezantohej si drejtues i prokurorisë së Vlorës, dy oficerët gjyqësorë të dosjes “Fullani” janë paraqitur në ambjentet e burgut, ku i kanë komunikuar të pandehurve Ardian Bitraj, nipit të tij Kleves Bejtja dhe Mimoza Bruzia vendimin për mbylljen e hetimeve. Të tre të pandehurve akuzohen për “Vjedhjen e bankave dhe arkave të kursimit” kryer kjo në bashkëpunim, akuzë që i rrezikon një dënim prej 15 vite burg. I vetmi nga personat që ka pranuar akuzën e vjedhjes së bankës ka qenë Ardian Bitraj, ndërkohë gjatë marrjes në pyetje Mimoza Bruzia ka deklaruar se nuk ka vjedhur asnjë lek nga thesari i Bankës së Shqipërisë.
Në një rrëfim prej rreth 2 orë, Bruzia ka treguar se vjedhjen e 40 milionëve e kishte pikasur që në vitin 2010, por nuk kishte treguar për shkak se i pandehuri tjetër Ardian Bitraj, i kishte kërkuar që të mos e bëntë një gjë të tillë. Sipas dëshmisë së saj, shpesh herë Bitraj i bënte presion që të mos tregonte, ndërkohë ka shtuar se që nga koha e kostatimit të mungesës së 40 milion lekëve, e në vazhdim ajo ka qënë mjaft e tensionuar. Bruzia është shprehur se është e pafajshme dhe se nuk ka vjedhur asnjë lek nga Banka e Shqipërisë.
/Shqiptarja.com

Mbyllen hetimet për vjedhjen e BSH. Akuza: Autorë Bitraj, Bruzia e Bejtja