Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në Gjykatë dosjen e Gëzim Çelajt. Pas mbylljes së hetimeve, organi i akuzës ka mbyllur dosjen për Gëzim Çelaj, Kujtim Çela, Realt Hysollin. Ndërkohë Gëzim Çela është ende në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria, ndërsa në banesën e tij në Fushë Kuqe të Mamurrasit u kap drogë dhe armë.
 
Çelaj sipas prokurorisë akuzohet për trafikimin e sasive të ndryshme të kokainës nga Amerika Latine në Kosovë dhe më pas në Shqipëri. Gëzim Çela, i cilësuar nga mediat italiane si “baroni i drogës” e kishte shndërruar banesën e prindërve në zonën e Fushë-Kuqes në Mamurras, në një laborator kokaine, të cilën e trafikonte në vendet e Bashkimit Europiane dhe ajo që mbeste për klientët e ashtuquajtur “VIP” të kryeqytetit.
 
Gjithçka u zbulua pas arrestimit të një korrieri në Morinë, Erald Hysolli, me 7 kg kokainë nga Kosova drejt Shqipërisë, duke u zbardhur një rrjet i tërë trafiku i drejtuar nga Gëzim Çela. Operacioni antidrogë u realizua në bashkëpunimin me policinë e Kosovës duke shënuar shifra rekord të sekuestros: mbi 57 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë, 150 kg marijuanë, 9 armë të tipeve të ndryshme, 3 snajpera, granada, eksploziv dhe nje makina BMW të blinduara.  Vila e baronit të drogës Gëzim Çela...edhe laborator kokaine!!! Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës.

Çela më 21 nëntor 2012 Gëzim Çelaj u arrestua aeroportin “Nënë Tereza”, kur po kthehej nga Turqia, ku dhe kishte kryer dënimin me 6 vjet burg për trafik të lëndëve narkotike. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia dhe Shqipëria për të njëjtat akuza. Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Për Çelën ekziston dhe një dënim nga gjykatat italiane me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë, për trafik droge. 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)