Mbyllen ndeshjet e së martës/ Këto janë 8 skuadrat që kualifikohen në fazën tjetër të Champions League! Sjellja raciste e arbitrit ndërpret ndeshjen në Turqi

Kanë përfunduar ndeshjet e kësaj të marte dhe janë konfirmuar sonte 8 skuadrat e para që marrin rrugën drejt fazës së eliminimeve direkte të garës më të fortë evropiane në futboll në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve.

Ndeshjet e fundit kanë dhënë verdiktin për grupet E, F, G dhe H, ku nga 16 skuadra vetëm 8 ecin para.

Në një ndeshje dramatike të zhvilluar ndërmjet RB Leipzigut dhe Manchester United, në fund kualifikimin e siguroi skuadra gjermane me rezultat 3-2. Nga ana tjetër, Juventusi e mposhti lehtësisht Barcelonën me rezultat 0-3 dhe ia mori vendin e parë në grup.

Ndërsa në Turqi ndodhi një incident dhe ndeshja mes Basaksehir dhe Paris Saint Germain u ndërprerë në minutën e 10 dhe nuk u luajt më. Arbitri i katërt ofendoi me një fyerje raciste një nga lojtarët e Basaksehir dhe të gjithë lojtarët u revoltuan. 

Këto janë tetë skuadrat që kalojnë në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve:

Chelsea

Sevilla

Borussia Dortmund

Lazio

Juventus

Barcelona

RB Leipzig

Paris-Saint-Germain

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bexhet: 08/12/2020 23:33

    Mos i ka qir gruan polucit ky djali qe e ka vrar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë