Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka bërë me dije se në Berlin të Gjermanisë, ditën e sotme është mbyllur marëveshja për njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Gjermani.
"Kam një lajm të mirë, sapo është mbyllur në Berlin negociata e fundit dhe marrëveshja e pensioneve në Gjermani. Homologu gjerman në vjeshtë të këtij viti do të jëtë në Shqipëri për firmosjen e marrëveshjes. Duke filluar që sot, emigrantët shqiptarë në Gjermani mund të transferojnë vitet e tyre të pensionit, që asnjë vit të mos shkojë dëm", theksoi Veliaj.
Marrëveshja me Gjermaninë për njohjen e pensioneve është marrëveshja e nëntë në këtë kuadër. /atsh/