TIRANË - Një fluks i pazakontë telefonatash ka qenë ditën e sotme në numrin unik 112 të policisë së shtetit, marrë shkas nga situata e bllokimit të qarkullimit të automjeteve ditën e sotme dhe deri të dielën në mesnatë. Policia e Shtetit apelon që qytetarët të mos bëjnë telefonata të panevojshme në kët ënumër, në mënyrë që të mos krijohen vonesa për ata që vetë kanë emerjgenca. 

Pyetjet më të shumta kanë qenë lidhur me faktin që nuk mund të lëvizin me makinë duke kërkuar të gjejnë se me cfarë arsyetimi mund të dalin, apo edhe nëse mund të lëvizin apo jo në këmbë.

Njoftimi

Policia e Shtetit në 24 orët e fundit ka pritur një fluks të pazakontë telefonatash në numrin unik 112, duke iu ofruar ndihmë mijëra qytetarëve.

Në shumë momente kohore, sidomos sot, ka patur raportime për pamundësi të arritjes së numrit unik 112.

Duke kërkuar mirëkuptimin e çdo qytetari dhe ndihmën e tij, apelojmë të racionohen thirrjet telefonike drejt 112, duke u lënë mundësinë të marrin shërbim atyre që kanë më tepër nevojë për ndihmë. 

Kjo nuk është koha që për çdo pyetje informuese të telefonohet 112, të tilla si pamundësia e lëvizjes me mjet, me këmbë etj. 

112 nuk është Salla Emergjente për sqarim pyetjesh, por për marrje denoncimesh apo shqetësimesh. Kjo merr një tjetër rëndësi specifike në këto momente. 

Kufizimi dhe ndalimi i qarkullimit është një sakrificë që i ndihmon parandalimit të përhapjes së COVID-19 dhe kapërcimit sa më lehtë e shpejtë të kësaj situate. 


Lajmi kryesor:

Shqiptarët mbyllur në shtëpi 'dyndin' me pyetje policinë, Rrugorja vë në dispozicion dy numra shtesë