Ndërkohë që protesta është mbyllur pasi studentët janë larguar për pushimet e fundvitit për t’u rikthyer sërish në Janar, duket se ata vazhdojnë të tregojnë këmbënguljen e tyre në lidhje me plotësimin e kërkesave. Ata kanë varur kartolina të ndryshme në pemën e Krushtlindjes që qëndron para Kryeministrisë.
“Përjashtimi 100% e tarifës për personat me aftësi të kufizuar,”- shkruhet në njërën prej tyre.
“Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor,”- shkruhet në një tjetër kartolinë.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë:
Ditën e premte studentët vendosën të pezullojnë protestën, për ta rinisur atë më 5 janar, në rast se nuk do të ketë dakordësi për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve. Qeveria ka publikuar pak ditë më parë, "Paktin për Universitetin", një platformë e cila synon t'i japë zgjidhje problemeve që ka aktualisht arsimi i Lartë në Shqipëri.
/r.k./Shqiptarja.comKomente

