Mbyllen shkollat në Prishtinë,
dyshohet për naftë kancerogjene

Mbyllen shkollat në Prishtinë,<br />dyshohet për naftë kancerogjene
PRISHTINË- Të gjitha shkollat fillore, të mesme dhe institucionet parashkollore në Prishtinë janë mbyllur, për shkak se dyshohet se nafta me të cilën janë ngrohur këto institucione është kancerogjene.

“Pas raportimeve mediale për nivelin e squfurit në naften që përdoret në shkollat e Prishtinës, komuna e Prishtinës ka urdhëruar analizat në tre shkolla të ndryshme. Sot kemi marrë rezultatet dhe niveli i squfurit në disa shkolla ishte 70 herë më i lartë se niveli normal”, shprehet kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
 
“Për këtë arsye kemi marrë vendimin për ndërprerjen e procesit mësimor në shkollat që nxehen me naftë. Po ashtu kam dërguar letër në Institutin e Shëndetit Publik për të na dhënë vlerësim të rrezikshmërisë të këtij niveli të squfurit”, vijon më tej Ahmeti, ndërsa informon se “Në të njëjtën kohë po zhvillojmë një plan të hollësishëm për analiza në çdo shkollë që mësimi mos të ndërpritet më gjatë se sa është e nevojshme”.

Sipas Ahmetit, “Kjo është vetëm masë preventive për të ruajtur shëndetin e fëmijëve derisa të jemi të sigurtë se edhe shkollat janë të sigurta”.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh