Mbyllen votimet në Medvegjë, u
shoqëruan me probleme në kufi
Qytetarët nga Kosova që kanë shkuar drejt Metvegjës për të votuar ne zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, nuk po lejohen të hyjnë në Serbi. Kjo po ndodh në pikë-kalimin Mutivod, pikë kjo e cila është e bllokuar nga të dy anët.
Qendrat e votimit në Medvegjë janë mbyllur rreth orës 20:00, ndërsa zgjedhjet lokale atje janë karakterizuar me moslejimin e shqiptarëve nga Kosova për të votuar.
Kanë qenë më mijëra shqiptarë nga Medvegja me vendbanim në Kosovë që kanë pritur deri në 7 orë që të shkojnë për të votuar. Policia serbe e kufirit është arsyetuar me prishje të sistemit.
Vetëm pas orës 16 autobusët dhe vetura me shqiptarë janë lejuar që të futen në Serbi. Më herët, komisioni lokal zgjedh nuk e ka pranuar kërkesën e partive shqiptare që të zgjatet orari për të votuar.
Sipas të dhënave jozyrtare, në 28 vendvotime kanë votuar rreth 50 për qind e 10.460 qytetarëve me të drejt vote.
Zgjedhjet në Luginën e Preshevës, shqiptarët bllokohen për disa orëShqiptarët e Medvegjës për disa orë janë bllokuar në pikën kufitare që lidh Kosovën me Serbinë në Mutivod, duke insistuar në kalimin e tyre NË Serbi, në mënyrë që të shkojnë në Medvegjë për të votuar.
Vetëm në orët e pasdites një pjesë e tyre është lejuar të kalojnë. Nga sa bëhet e ditur policia serbe ka hapur kufirin vetëm për ata që udhëtonin me autobus e pas mbarimit të votimit, gjithça i është kthyer normalitetit.
Ndërkohë, kryetari i Partisë i Partisë Demokratike, dega në Metvegjë, Bajram Mustafa tha se po ndodhin gjëra që rrallë kush i kishte paramenduar se mund të ndodhin.
“Ne që nga mëngjesi jemi me organet e pushtetit në Metvegjë, ministrisë së punëve të brendshme, ku ata premtojnë se për pesë minuta thonë se do të ngritët sistemi dhe për një herë thonë se ka rënë sistemi. Sipas neve ky është një apstraksion direkt i shtetit me marrëveshje me kënd, do të shihet në të ardhmen “,është shprehur kryetari i Partisë i Partisë Demokratike, dega në Metvegjë, Bajram Mustafa.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20