Mbyllen zgjedhjet në Shqipëri
nis procesi i numërimit të votave

Mbyllen zgjedhjet në Shqipëri<br />nis procesi i numërimit të votave
TIRANE- Shtetasit shqiptarë me të drejtë vote kanë ushtruar të drejtën e tyre më 23 qershor për të zgjedhur qeverinë për 4 vitet e ardhshme. Pas mbërritjes së kutive të votimit në Vendet e Numërimit të Votave, në disa prej tyre ka nisur procesi i numërimit, ndërsa në disa të tjera është shtyrë për të nisur mëngjesin e së hënës.

ORA 01:45 BERISHA BRAKTIS SELINË E PD
Kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli si dhe militant të tjerë të PD kanë braktisur dhe janë larguar nga ambientet e selisë së Partisë Demokratike.
 
ORA 01:30 - POLICIA E SHTETIT DORËZON GJITHË MATERIALET ZGJEDHORE
Policia e Shtetit tashmë përfundoi procesin e shoqërimit të materialeve zgjedhore. Aktualisht në Vendet e Numërimit të Votave janë dorëzuar të gjitha kutitë me materialet zgjedhore. Gjatë gjithë procesit të shoqërimit të kutive të votimit nuk është evidentuar asnjë incident dhe dorëzimi i tyre nga punonjësit e policisë është bërë konform akteve ligjore duke marrë dhe procesverbalet përkatëse.
 
Gjithsej janë marrë në ruajtje 89 VNV në të gjithë vendin. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë 18 VNV; nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër 4 VNV; nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë 9 VNV; nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës 7 VNV; nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan 10 VNV; nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë 8 VNV; nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës 3 VNV; nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër 3 VNV; nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër 8 VNV; nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier 10 VNV; nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat 5 VNV; Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë 4 VNV;
 
ORA 01:30 RAMA NË SELINË E PARTISË SOCIALISTE
Rreth një orë pas mesnate, kur të gjithë ishin larguar nga selia dhe zyrat e Partisë Socialiste, militantët por edhe zyra e shtypit, kryesocialisti Rama ka qëndruar i vetëm në zyrën e tij që ndodhet në katin e dytë të selisë së PS duke pritur rezultatin e zgjedhjeve.
 
ORA 01:20 SHKODER, VONON FILLIMI I PROCESIT TE NUMERIMIT, MUNGOJNE KOMISIONERET
Nga Shkodra, gazetari ynë Admir Agolli, thotë se ende nuk ka filluar procesi i numërimit të votave, pasi komisionerët kanë kërkuar të pushojnë. Agolli thotë se sipas informacioneve nga qendrat e numërimit “ende nuk dihet se kur do të fillojë ky proces, por mendohet se do të fillojnë mëngjesin e së hënës. Madje në disa Vende të Numërimit të Votave, mungojnë komisionerët, gjë që pritet të shkaktojë vonesa në numërimin e votave për këtë qark, ashtu siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara”.
 
ORA 01:15 NIS PROCESI I NUMERIMIT TE VOTAVE NE FIER
Në qytetin e Fierit ka nisur procesi i numerërimit të votave. Për këtë qark ka përfunduar procesi i dorëzimit të kutive nga Qendrat e Votimit, dhe rreth orës 01.00 ka nisur edhe procesi i numërimit.
 
ORA 01:05 - KQZ, GJONÇAJ: NË TRE KZAZ MUNGOJNË NUMËRUESIT
Mblidhet KQZ. Përfaqësuesi i PS, Genc Gjonçaj ngriti shqetësimin se, në KZAZ 82, 52, 15, PD nuk ka çuar anëtarët e grupit të numërimit. Gjonçaj ka kërkuar që KQZ të marrë masat, që në këto qendra të nisë numërimi i votave, “i cili po pengohet nga komisionerët e PD”. Përfaqësuesi i PD, Njazi Kosovrasti u shpreh se “mënyra e deklarimit ‘sipas informacionit që kemi’…do ishte mirë që komunikimi të jetë zyrtar mes KQZ dhe kzaz-të, që janë në krye të detyrës.
 
Në KZAZ nr. 29 në Tiranë nuk fillon numërimi, pasi nuk ka përfaqësues. Në KZAZ nr. 29 nr. do të fillojë nesër, kur të sjellin përfaqësuesit. KZAZ nr. 29 përfshinë Saukun, Bërzhitën, Petrelën dhe Shën Gjergjin. Në KZAZ nr. 29 fillon numërimin nesër në orën 08:30. Në KZAZ nr. 35 Kombinat ende nuk ka nisur numërimi, shkak administrimi.
Pezullohet numërimi në KZAZ nr. 30, shkak komisioneri i PD ka deklaruar se është i lodhur. Në KZAZ nr. 30, numërimi do të rifillojë nesër në mëngjes.
 
ORA 01:00 VLORË, NIS NUMËRIMI I VOTAVE
Ka nisur numërimi i votave në qarkun e Vlorës. Punohet me pesë grupe për numërimin e materialeve zgjedhore.
 
ORA 00.30 KQZ VONON INFORMACIONIN PER PROCESIN ZGJEDHOR, LLESHI: MARRJA E TE DHENAVE KA QENE E VESHTIRE
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur në orën 00.30 për të diskutuar lidhur me vonesat në raportimin dhe publikimin e të dhënave për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje.
 
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Genc Gjonçaj tha se “KQZ nuk ka sjellë ende asnjë një komunikim pjesëmarrjen në votime”. Sipas kryetares së KQZ, Lefterije Lleshi, kjo vonesë ka ardhur si pasojë e mungesës së të dhënave të plota, të cilat sipas ligjit duhet të raportoheshin nga sekretarët e komisioneve të Qendrave të Votimit.
 
“Kryesore për projektin është marrja e të dhënave, e më pas numërimi. Marrja e të dhënave gjatë gjithë ditës ka qenë e vështirë, pasi duhet të merreshin nga të sekretarët e komisioneve. Por ata kanë qenë gjatë gjithë kohës të zënë si pasojë e punës së tyre, gjatë procesit zgjedhor. Dhe ne këto të dhëna që kemi marrë i kemi bërë publike. Pas orës 7 me mbylljen e Qendrave të Votimit, është bërë transportimi i këtyre kutive të votimit në Vendet e Numërimit. Ndaj rezultati nuk është i plotë”, tha Lleshi.
 
Ndërsa vijoi “Daljen dhe publikimin e të dhënave do ta bëjë zëdhënësja e KQZ, materialin e ka gati, dhe do ta japë së shpejti. Operatorët kanë qenë gjithë ditën në linjë me komisionet, por informacioni nuk është dhënë i plotë. Atë informacion që kemi marrë ne e kemi publikuar”.
 
Por mbledhja e KQZ është ndërprerë për shkak të një debati të ashpër mes njërit prej përfaqësuesve të partive politike dhe kryetares së KQZ dhe anëtarit Osmanaj.
 
Përfaqësuesi i partisë, kërkonte nga KQZ lejimin e vëzhguesve të hyjnë në Qendrat e Numërimit, pasi sipas tij ishin ndaluar në disa prej tyre në Tiranë. Ndërsa sipas anëtarëve të KQZ, këto janë procedura që QNV zbatojnë sipas ligjit. Për shkak të ashpërsimit të debatit, mbledhja u ndërpre.
 
ORA 00:40 - QARKU GJIROKASTËR, MBËRRIJNË 100% E KUTIVE TË VOTIMIT
Në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar procesi i votimit dhe të gjitha kutitë e votimit janë transportuar dhe kanë mbërritur pranë VNV-ve Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet .
 
Gjatë shoqërimit të kutive dhe procesit të dorëzimit të tyre pranë VNV-ve nuk ka pasur asnjë incident apo problem  .
 
Deri në orën 00.40, në rrethin e Gjirokastrës kanë mbërritur 100% e kutive të votimit pranë VNV-ve, ku ka vijuar normalisht dorëzimi i tyre në VNV. dhe në këto momente ka përfunduar plotësisht dorëzimi i kutive në të dy VNV-të.
 
Në rrethin e Tepelenës deri në orën 23.30,  kanë mbërritur 100 % e kutive të votimit dhe ka vijuar dorëzimi i tyre normalisht pranë VNV- së Tepelenë ku aktualisht ka përfunduar plotësisht dorëzimi i tyre.
 
Në rrethin e Përmetit deri në orën 23.50,  kanë  mbërritur  pranë VNV- Përmet rreth 100 % të kutive të votimit dhe procesi i dorëzimit të kutive ka vijuar normalisht dhe ka akoma dhe 9 qendra që janë në radhë për të dorëzuar kutitë në VNV.
 
Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka marrë një sërë masash për të garantuar rendin dhe sigurinë përreth 4 VNV-ve Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet si dhe për të mos lejuar qarkullimin e automjeteve para e përreth këtyre ambienteve.
 
Në dy VNV-të në Gjirokastër, janë angazhuar 32 punonjës policie të komisariatit të policisë Gjirokastër dhe të Komisariatit të Trafikut Rrugor.
 
Në VNN. Tepelenë, janë angazhuar 20 punonjës policie të komisariatit të policisë Tepelenë.
 
Në VNN. Përmet janë angazhuar 20 punonjës policie të komisariatit të policisë Përmet.
 
ORA 00:20 KAVAJË, PËRPLASJE NDËRMJET VËZHGUESVE DHE KRYEKOMISIONERES
Në Kavajë në KZAZ nr.42 është shënuar një incident mes vëzhguesve dhe kryekomisioneres me arsyen se në ambientet e numërimit të votave nuk ka shumë hapësirë për të gjithë vëzhguesit. Për të ndaluar konfliktin mes tyre kanë ndërhyrë forcat e policisë. Në ambientet e jashtme të  KZAZ-së nr.42 ndodhen 150 vëzhgues për të ndjekur procesin e numërimit të votave, ku i pranishëm është dhe kandidati i LSI për qarkun e Tiranës, Luan Rama.
 
ORA 00:10 QARKU VLORË, MBËRRIJNË MATERIALET ZGJEDHORE
Kanë mbërritur materialet zgjedhore të qendrës së fundit të votimit, ajo e fshatit Tërbaç. I gjithë procesi i shoqërimit të materialeve zgjedhore ka përfunduar i qetë dhe pa incidente.
 
ORA 24:18 FINANCIAL TIMES: EDI RAMA PRITET TË MARRË PUSHTETIN NË SHQIPËRI
Gazeta amerikane "Financial Times" nxjerr një shkrim me titullin: "Koalicioni i drejtuar nga Edi Rama pritet të marrë pushtetin në Shqipëri".
 
ORA 24 - NIS PROCESI I NUMËRIMIT
Në Çorovodë ka filluar procesi i numërimit të votave.
 
Ndërkohë tek “Shkolla e Kuqe” në Tiranë kanë mbërritur kutitë, por Partia Demokratike nuk sjell numëruesit.
 
Tepelenë ka përfunduar dorëzimi i kutive dhe pritet numërimi.
 
Pjesëmarrja në qarkun e Gjirokastër 63 % nga 45 në 2009. Ende nuk ka nisur numërimi. Vendosen gabim vulat në fshatin Jorgucat.
 
Korçë, ka nisur procesi i numërimit të votave në KZAZ nr. 70, që përfshin komunën Burdavec, Libonik dhe Drenovë. Ka nisur numërimi për Drenovën në 15 qendra.
 
Berat, ka nisur numërimi i votave në Urën Vajgurore. Numërimi ka nisur edhe në Kuçovë, Skrapar dhe komunën Lapardha.
 
Shkodër, në komunën Shoshë kanë mbërritur të gjitha kutitë. Në komunën Shoshë s’ka numërues për të filluar procesi.
 
Kukës, pjesëmarrja në votime sipas KQZ ka qenë 62 %. Pas pak pritet të nisë numërimi, në Has ka filluar.
 
Tropojë, kreu i KZAZ, Hajdar Naçe: Pas pak fillon numërimi.
 
Shkodër, në KZAZ nr. 4, 5 dhe 6 nuk ka filluar numërimi. KZAZ nr. 36 kanë mbërritur kutitë, s’ka nisur numërimi.
 
Tiranë, KZAZ nr. 39, nuk ka nisur numërimi pasi nuk ka komisionerë. Ndërsa në KZAZ 34, tek shkolla "Vasil Shanto" po diskutohet nëse kutitë do të numërohen në orën 09:00 të mëngjesit, pasi komisionerët janë shprehur të lodhur, apo do të nisë nga çasti në çast. 
 
Janë dorëzuar të gjitha kutitë dhe pas 45 minutash nis procesi i numërimit në KZAZ në rrethin e Dibrës. Konfirmohet 60% e pjesëmarrësve në votime në këtë qark. Ka qenë një proces i rregullt me përjashtim të disa incidenteve nga ora 10 e paradites në KZAZ nr.18 në Dibër. Por situata është qetësuar, pasi kryetari i KZAZ ka shkuar dhe u ka bërë të qartë ligjin për votim të ligjshëm.
 
ORA 24:00 - SHKODËR, MATERIALET ZGJEDHORE ME HELIKOPTER
Materialet në disa zona të qarkut janë transportuar me helikopter për shkak të terrenit të thyer. Siç bën të ditur korrespondenti i "A1Report", gjithsesi kutitë janë të sigurta. Nuk ka nisur procedura e numërimit në kzaz 4,5,6 në qytetin e Shkodrës. Ka pasur lodhje të konsiderueshme. Në KZAZ-të e tjera është duke marrë vendim për të pushuar apo për të vijuar. Rritje prej 4% krahasuar me vitin e kaluar në votime në këtë qark .
 
ORA 23:10 - DORËZOHEN 71% E MATERIALEVE ZGJEDHORE
Deri në orën 23.10’ nga punonjësit e policisë janë shoqëruar dhe dorëzuar për në VNV-te, në masën 71% e materialeve zgjedhore, ndërkohë që vazhdon dorëzimi. Lajmi vjen prej Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në vijim të informacionit të mëparshëm.
 
ORA 23:08 - PDIU: SHQIPËRIA VOTOI E LIRË, PLOTËSOI STANDARDET
"PDIU del para publikut këtë mbrëmje me të gjithë përgjegjshmërinë dhe detyrimin për të njoftuar se Shqipëria sot votoi e lirë", u shpreh kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i sapokthyer nga një vizitë disaorëshe në 5 qarqet kryesore të PDIU: Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier dhe Vlorë.
 
Më tej, ka shprehur keqardhjen për incidentin e rëndë të Laçit, ku një qytetar humbi jetën e të tjerë u plagosën, e njëkohësisht i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Gjon Gjonit. "Por përtej këtij rasti fatkeq, e përtej disa incidenteve të tjera të cilat në thelb kanë qenë jo domethënëse për mbarëvajtjen e procesit, ne si PDIU shprehim mirënjohjen për qytetarët shqiptarë që janë treguar demokraci-dashës, paqedashës dhe europianë të vërtetë me këtë festivitet, që kanë dëshmuar në këtë ditë zgjedhjesh".
 
PDIU bën thirrje që askush, asnjë politikan, e asnjë parti politike të mos e cënojë e as të tjetërsojë këtë ditë dhe këtë atmosferë, të ndërtuar e të zotëruar, me meritë nga qytetarët shqiptarë.
 
"Qytetarët shqiptarë i takuan sot standardet evropiane, ndaj dhe kanë dëshmuar se e meritojnë plotësisht statusin e vendit kandidat në BE. Tashmë na takon neve, politikanëve dhe partive politike, që të ngrihemi në lartësinë e qytetarëve shqiptarë, e ta administrojmë procesin zgjedhor me përgjegjshmëri të lartë ligjore, qytetare, kombëtare dhe evropiane".
 
ORA 23:00 - KQZ, TË DHËNA MUNGUESE DHE KONTRADIKTORE
Të dhëna kontradiktore, me ritme të ngadalta, ose asgjë nga KQZ deri në këto momente. Në faqen online të këtij institucioni (www.cec.org.al) një rast informacioni kontradiktor ishte ai i pjesëmarrjes 99% në votime në qarkun Dibër, shifër kjo, që pak minuta më pas u bë zero. Ndërkohë që mungojnë totalisht të dhënat paraprake për gjithçka në faqen online të këtij institucioni qendror. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një të dhënë të paktën për pjesëmarrjen në votime, gjë që mund të lërë vend për dyshime. Edhe pse ky institucion premtoi para zgjedhjeve për "transparencë dhe informacion në kohë reale".
 
ORA 23:00 - NIS NUMËRIMI NË KZAZ 10 NË HAS
Nis numërimi në KZAZ nr. 10 në rrethin e Hasit në Kukës. Lajmi konfirmohet për ‘A1 REPORT’ nga kreu i KZAZ, Sahit Jaku: “Procesi po vijon normalisht dhe nuk ka pasur incidente. Kutitë janë marrë të gjitha në dorëzim”, shtoi Jaku.
 
ORA: 22:45 - PS, ÇUÇI: PËRMBYSJE REZULTATI NË TIRANË, 18 MANDATE
Në një prononcim për 'A1 Report", nënsekretari për Çështjet Zgjedhore, Bled Çuçi, u shpreh se "pa dyshim Tirana do ketë përmbysje të thellë dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane do të marrë në Tiranë 18 mandate, ndërsa në Berat rezultati do thellohet më tepër se në zgjedhjet e kaluara". Ai ka shtuar se deri tani nga trendi ka pjesëmarrje më të madhe se vitet e kaluara. "Nuk spekuloj me shifra pa dalë rezultati i plotë, por rezultati do jetë spektakolar. Numri i mandateve për Aleancën besoj tani është i arritur. Aty ku kemi parashikuar mandate shtesë, të gjitha plotësojnë pritshmëritë tona".
 
PS këtë vit do grumbullojë të gjitha të dhënat nga çdo KZAZ dhe do bëjmë tabulatet në kohë reale të të dhënave dhe publike. "Ne bëjmë fakt atë që duhet ta bëjë KQZ, e cila nuk e ka bërë asnjëherë ashtu si duhet. Ne pretendojmë të japim një orë përpara një situatë të qartë të votave të numëruara dhe raporti i votave për sa i përket perceptimit, kthimit në mandate në kohë reale", u shpreh Çuçi. Sipas tij, kjo infrastrukturë ka filluar të futet në funksionim dhe e dhëna e parë ka të bëjë me pjesëmarrjen. Është një produkt jo i një dite, por i 6 muajve punë intensive me shqiptarët dhe elektoratin e majtë".
 
Mbi kohën e fillimit të numërimit, Çuçi u përgjigj: "Nisja e procesit të numërimit varet nga grumbullimi i të gjithë kutive në KZAZ përkatëse në qendrat e votimit. Ky proces po ecën normalisht. Po të ecim me këtë ritëm shumë shpejt do numërohet kutia e parë. Nuk do kemi surprizë në Tiranë për nisjen e procesit".
 
ORA: 21:30 - DORËZOHEN MATERIALET ZGJEDHORE TË 1422 QENDRAVE TË VOTIMIT
Deri në orën 21.30’ nga punonjësit e policisë janë shoqëruar dhe dorëzuar për në VNV-të, materialet zgjedhore të 767 nga 1422 Qendrave të Votimit, ndërkohë që vazhdon shoqërimi dhe dorëzimi në vijim të informacionit të mëparshëm, ndërkohë që vazhdon shoqërimi dhe një pjesë e tyre janë në pritje të dorëzimit në vendin e numërimit të votave. Deri më tani, gjatë procesit të shoqërimit dhe dorëzimit të materialeve zgjedhore, nuk është evidentuar asnjë incident
 
ORA 21:40 - KQZ: MBYLLET VOTIMI NË TË GJITHË VENDIN
Sipas një njoftimi zyrtar është mbyllur rreth orës 21:40 votimi në të gjithë vendin.
 
Ora 21:15 VLORE, MBYLLET PROCESI I VOTIMIT, MBERRIJNE NE QNV KUTITE E 170 QENDRAVE TE VOTIMIT
Në qarkun e Vlorës është mbyllur tashmë votimi në të gjitha Qendrat e Votimit. Sipas raportimeve të drejtoreshës së “Shqiptarja.com”, Anila Basha, nga ky qytet, deri më tani janë dorëzuar në Qendrën e Numërimit të Votave kutitë e 170 qendrave të votimit, nga 276 qendra Votimi gjithsej.
 
Ndërkaq, sipas raportimeve nga policia e Vlorës, e cila ka shoqëruar procesin e transportimit të kutive të votimit drejt qendrave të numërimit, edhe në Sarandë ka përfunduar procesi i votimit, dhe deri më tani janë në QNV kanë mbërritur 40 QN nga 114 gjithsej.
 
Në Delvinë po kështu ka përfunduar procesi i votimit, dhe në QNV kanë mbërritur kutitë e 40 qendrave të votimit, nga 42 në total.
 
Kutitë e votimit janë duke u mbledhur tek “Pallati i Sportit” i qytetit.
 
Nga Vlora, drejtoresha e “Shqiptarja.com” raporton se sipas rezultateve paraprake nga shtabet elektorale të PS dhe PD, këtë vit ka pasur një përqindje më të lartë pjesëmarrje në votime, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2009, me një rritje prej 6-7 %.
 
Basha thotë se ky proces deri më tani ka ecur kryesisht i qetë, ndërsa shprehet se “PS ka ardhur me një strategji të veçantë në këto zgjedhje”.
 
“Në orët e para të paradites, përqindja e pjesëmarrjes në votime ka qenë e ulët. Nga ora 16.00 deri në orën 19.00 kanë vërshuar një lumë i madh njerëzish në qendrat e votimit”, tha drejtoresha e “Shqiptarja.com”, Anila Basha.
 
ORA 19:00 - KORÇË, PËRFUNDON PROCESI I VOTIMIT
Drejtoria e Policisë Qarkut Korçë Ben me dije se në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në 447 Qendra Votimi.
 
Aktualisht në qarkun e Korçës ndodhen 8 vende te numërimit te votave, përkatësisht 4 ne rrethin e Koces 2 në Pogradec, 1 në Devoll dhe 1 në  Kolonjë. Vlen  te theksohet angazhimi i vazhdueshëm i  strukturave  te policisë se Korçës për shoqërimin e kutive te votimit ne drejtim te vendit te numërimit te votave,sipas procedurave te përcaktuara ne Udhëzimin e Komisionit Qendror te zgjedhjeve Nr. 7 Dt. 23.03.2009 për “Detyrat e Policisë se Shtetit gjate procesit zgjedhor”.
 
Deri në këtë moment është mbyllur procesi zgjedhor ne 447 Qendra Votimi dhe  kane bere dorëzimin e kutive 305 qendra votimi ne Vendin e Numërimit të Votave pa asnjë incident të shënuar.
 
Strukturat e Policisë së Shtetit janë te angazhuara për Vendin e Numërimit te Votave,realizimin e ndërhyrjes për te siguruar rendin gjate numërimit sipas vendimeve te KZAZ-ve për ndërhyrjen e policisë si dhe shoqërimin e materialeve zgjedhore për ne KQZ.
 
Nga ana e policisë se Korçës janë marre te gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit e te qetësisë gjate procesit te shoqërimit te materialeve zgjedhore si dhe është organizuar ruajtja e ambienteve te Vendeve te Numërimit te Votave prej orës 19:00 te ditës se sotme deri ne momentin  e nxjerrjes se rezultateve nga KZAZ-ja.
 
ORA 21:00 - MBYLLET VOTIMI NË SARANDË, DELVINË, GJIROKASTËR, ELBASAN, DURRËS, LEZHË, BERAT
Në Sarandë ndërkohë janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit. Ndërsa në Delvinë ka filluar procesi i dorëzimit të kutive të votimit dhe në QNV kanë mbërritur kutitë e 40 qendrave të votimit, nga 42 në total. Kutitë e votimit janë duke u mbledhur tek “Pallati i Sportit” i qytetit.
 
Mbyllet procesi i votimit edhe në të gjithë qarkun e Fierit, në qarkun e Kukësit. Në qarkun e Shkodrës ka përfunduar procesi i votimit dhe kutitë po dorëzohen në qendrat e numërimit.
 
Në qarkun e Gjirokastër është mbyllur votimi dhe janë dorëzuar 25% e kutive. Në Elbasan, vetëm një qendër votimi në Mollas është ende hapur.
 
Në Berat, votimi u mbyll, kutitë po dorëzohen në qendrat e numërimit. Në Dibër është mbyllur votimi, pritet transportimi në vend numërimet.
 
Në Durrës ka përfunduar votimi, pritet dorëzimi në vendnumërimet. Në Korçë, kutitë po transportohen në qendrat e numërimit.
 
Në Lezhë votimi ka përfunduar, pritet transporti në qendrat e numërimit. Në Tiranë, pjesërisht është mbyllur votimi, po zhvendosen kutitë.
 
ORA: 21:00, PD, BREGU: KEMI FITUAR BINDSHËM, DO QEVERISIM EDHE 4 VITE
Zëdhënësja e qeverisë, Majlinda Bregu, doli me një tjetër deklaratë, ku pohon fitoren e PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit. "Autori i bojkoteve mori përgjigjen e merituar nga populli shqiptar, që ka votuar të ecë përpara edhe kundër dhunës vdekjeprurëse të koalicionit të majtë. Do kemi kohë të brohorasim nesër, pasnesër e të qeverisim 4 vite", deklaroi Bregu.
 
Ajo ka shtuar se "ekipet e punës të numërimit i pret një punë e madhe tani; mbi të gjitha ka rëndësi që morën pjesë në votime më shumë qytetarë se kurrë më parë. Është e rëndësishme, që çdo votë të numërohet dhe të respektohet verdikti i popullit shqiptar", theksoi Bregu.
 
Bregu ka theksuar se "u bënë zgjedhje të lira dhe demokratike, zgjedhje të ndershme, ndaj jemi të gatshëm të punojmë për të mirën e qytetarëve shqiptarë. Për më shumë vende pune dhe për të ndërtuar një Shqipëri moderne dhe europiane".
 
Brohoritjeve të simpatizantëve të PD-së në sallë, Majlinda Bregu iu përgjigj: "Ky është entuziazmi legjitim i të gjithë atyre që kanë vendosur të ecin përpara. Do jemi në kontakt mbi rezultatet".
 
Bregu i është përgjigjur gazetarëve se për fitoren e bindshme të PD dhe aleancës së qendrës bazohet te sondazhet e PD dhe të Anzalone Researche, që ka bërë sondazhet e presidentit amerikan, Barack Obama në 2088 dhe 2012. "Krahu tjetër po flet me çehre të vrarë dhe të errësuar", ka thënë Bregu.

bregu
 
ORA: 20:45 - PS, SERJANI: POPULLI E KREU DETYRËN NDAJ SHQIPËRISË, VOTOI RILINDJE
"Populli e ka vulosur fitoren. Detyra jonë është ta nxjerrë të paprekur duke mbrojtur çdo votë. Shqiptarët e bënë detyrën e tyre ndaj Shqipërisë. Ata duan Rilindje", doli me një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i PS, Florjan Serjani.
 
Sipas tij, është detyra e administratorëve që votat për Rilindjen të numërohen me përpikërinë më të madhe. Asnjë votë të mos keqtrajtohet. PS dhe LSI janë përgatitur, janë të gatshëm dhe të vendosur të kryejnë këtë detyrë me ndenjën më të lartë kushtetuese dhe atdhetare.
 
Kemi fituar zgjedhjet, por duhet të fitojmë standardet e këtyre zgjedhjeve historike. U kërkojmë qytetarëve ta ndjekin me vëmendje të madhe procesin. I kërkojmë policisë të shkëpusë fijet e lidhura me pushtetin. I kërkojmë pushtetarëve të respektojnë vullnetin e popullit sovran. Zgjedhësit e PD nuk duhet të ndjehen të humbur. Ka humbur Saliu dhe çetën e tij. Rlindja dhe për ta. Është mbyllur një epokë krize është hapur epoka e rimëkëmbjes së Shqipërisë.

serjani
 
KVZ: KLIMA E ZGJEDHJEVE, PËRGJITHËSISHT NORMALE
Koalicioni i Vëzhguesve Zgjedhorë ka dalë me një deklaratë pas mbylljes së votimit në orën 19:00. Sipas vëzhguesve, klima e zgjedhjeve në përgjithësi ka qenë normale, njerëzit kanë vijuar të votojnë dhe drejtohen qendrat e votimit.
 
PARREGULLSITË E ZGJEDHJEVE SIPAS KVZ
Por, sipas vëzhguesve, në disa qendra votimi shihen persona të paautorizuar, që mund të identifikohen me armëmbajtje pa leje, duke u afruar në qendra votimi, për të timiduar votuesit.
 
Është vëzhguar një respektim i procedurave të votimit, në një seri rastesh për sa i përket votimit me certifikatë apo një person me pasaportë të vjetër.
 
Është vënë re se në qendrën 44 në Vlorë është identifikuar një person me karta të dyshimta.
 
Ka raste të fotografimit të votës. Dy raste në 45 në Vlorë, një në Tiranë.
 
Aspekti i problematikave ka qenë në Vlorë, tek materniteti është bërë mbledhja e kartave të identitetit të të sëmurëve.
 
Është parë mungesa e bojës në Lushnjë si rezultat i mungesës së bojës kanë votuar pa bojë dhe është quajtur proces i rregullt.
 
Janë gjetur fletë të hedhura në tokë nga pakujdesia e komisionerëve.
 
Persona me aftësi të kufizuar janë ndihmuar nga anëtarë të komisionit të votimit. Ka pasur raste të votimit familjar.
 
480 zgjedhës, por fletët e votimit më pak 450 fletë në shkollën “Sinan Tafaj” në Tiranë.
 
Në qarkun e Linas Mollas në Elbasan ka pasur zënkë dhe kanë dalë jashtë dhe votimi është ndërprerë.
 
Në Peqin, Pajovë kanë lëvizur njerëz të armatosur dhe të paautorizuar, që kanë krijuar shqetësim.
 
ORA 20: 30 GJIROKASTËR, 45% PJESEMARRJA
Mbi 45 për qind e zgjedhëve në qarkun e Gjirokastrës, votuan sot në katër KZAZ, ndërsa 98 për qind e qendrave të votimit tashmë kanë nisur procesin e dorëzimit të materialeve zgjedhore.
 
Afrim Mullaj, përfaqësuesi i KQZ për qarkun e Gjirokastrës, tha sot për ATSH-në se në përgjithësi, procesi i votimi ishte i qetë, me përjashtim të dy qendrave të votimit në rrethin e Përmetit. "Fatmirësisht dy incidentet ishin të riparueshme dhe situata u mor në kontroll nga Policia”, tha Mullaj.
 
ORA 19:00, RAMA: MBI TË DHËNAT TONA, RILINDJA KA FITUAR MBI RRËNIMIN!
Kryetari i PS-së dhe kandidati për deputet i Vlorës deklaroi në orën 19:00, në mbylljen zyrtare të procesit të votimit në gjithë vendin se "Bazuar mbi të dhënat tona operative, Rilindja fitoi mbi rrënimin!”
 
Rama e bëri deklaratën nga selia e PS-së, ku në mes të entuziazmit të simpatizantëve, lëshoi edhe thirrjen drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit: “ Z.Burgaj është ora që ju të bëni Drejtorin e Përgjithshëm të këtij shteti. Nga ky moment, Berisha është vetëm Kryeministër në detyrë. Ndërkohë, u bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që këtë vullnet dhe këtë verdikt Sovran, ta konsiderojnë si fitore të madhe të Shqipërisë në rrugën e së ardhmes, pa asnjë dallim.
 
Ka fituar Aleanca jonë, por duhet të fitojë edhe Shqipëria me zgjedhje që nuk mund të njollosen më tutje,”- theksoi Rama. – “Gjaku i pafajshëm që u derdh sot në Laç është një kambanë alarmi për të gjitha uniformat blu, që sot janë në detyrë dhe duhet të qëndrojnë në detyrë për ta mbështetur dhe garantuar këtë proces deri në votën e fundit, ashtu siç e ka adresuar vullneti i popullit sovran.
 
Ne jemi këtu garantë të palëkundur të çdo vote dhe garantojmë se nuk do lejojmë të preket asnjë votë shqiptari që sot është nisur për ta çuar Shqipërinë në fatin e saj, Bashkimin Europian.
 
Edhe njëherë e përsëris për të gjithë komisionerët dhe KQZ-në se ligji dhe vetëm ligji, duhet të përcaktojë qëndrimin ndaj atyre zgjedhësve që janë ende në qendrën e votimit duke garantuar votimin e tyre dhe duke mos mbajtur hapur qendrat në pritje të askujt tjetër,”- përfundoi kryetari i Partisë Socialiste.

rama
 
ORA: 18:40 - BERISHA: PD DO TË PRANOJË VERDIKTIN E SOVRANIT
Sali Berisha në konferencë për shtyp për situatën e ditës së zgjedhjeve. Kryeministri dhe kryetari i PD, Sali Berisha rreth orës 18:30 ka dalë në një konferencë për shtyp.
Në fund, Berisha ka theksuar se "do të respektojë vendimin e sovranit". "Kam qenë i bindur në fitoren e shkëlqyer të PD-së dhe ajo është e vendosur të respektojë vendimin e sovranit, gjë që nuk e keni dëgjuar nga shokët e Kurbanit", deklaroi Berisha.
 
BERISHA: POLICIA E SHTETIT TË HETOJË NGJARJEN E LAÇIT
Ai është prononcuar mbi ngjarjen tragjike të Laçit. "Sot ka pasur një ngjarje tragjike në Laç. Dua t’u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës ë ndjerë. Uroj të gjej forcë të përballojë ndihmën. I uroj shërim të shpejtë kandidatit të PD-së, Fufi, i cili mori një plumb në kokë", ka shprehur në fjalët e para Berisha.
 
Ai më pas kërkoi nga Policia e Shtetit "të hetojë me përparësi absolute këtë ngjarje dhe të nxjerrë të vërtetën dhe përgjegjësitë e cilitdo; këtë presin sot të gjithë shqiptarët, këtë presin sot miqtë tanë", shtoi Berisha.
 
Berisha u shpreh se nuk mund të lë pa dënuar me përçmim qëndrimin e nekropolitikanëve, që rendën me vrap dhe unë po i dëgjoja t’i shprehnin ngushëllimin familjes së viktimave. U rend të fitohej kapital politik. Madje u shpresën se dinin mirë që mbrëmë se kjo ngjarje do ndodhte. I kërkoj Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të administrojë çdo deklaratë. Se ata që e dinin se krimi do ndodhte, duhej të bënin gjithçka që ta ndalonin atë", deklaroi Berisha.
 
BERISHA: PJESËMARRJA NË VOTIME, BESIM TEK PROCESI I VOTIMIT
Më pas ai shtoi se "pjesëmarrja në votim është dëshmi e besimit tek qeveria për të votuar misionin e saj,është besim tek procesi i votimit, për të cilin ka përgjegjësi qeveria. Opozita ka një pjesë të qeverisë dhe kërkon të përfitojë prej saj".
 
BERISHA: ËSHTË BLLOKUAR HISTORIA E BLLOKIMEVE TË PJESSHME
Jam sot për të përshëndetur të gjithë qytetarët shqiptarë, që bënë këtë proces të votimit të pjesëmarrjes më masive deri sot. Por, një përshëndetje shumë të veçantë unë kam për komisionerët e PD-së dhe të gjitha forcave. Sot, ata kanë qenë njerëzit e ligjit dhe kurrë ndonjëherë ligji anekënd vendit, ligji zgjedhor nuk është zbatuar më me përgjegjësi e vendosmëri sesa sot.
 
BERISHA: TË NDEROJMË VOTUESIT
"Historia e bllokimeve të pjesshme duket se është bllokuar dhe komisionerët kanë qenë në lartësinë e duhur. Sot procesi i votimit po shkon drejt finalizimit. Unë kam një kërkesë: t'i mbajnë të hapura dyert e votimit përsa kohë ka njerëz që rrinë në radhë të votojnë. Pse sepse kjo është koha kur tre kategori zgjedhjesh. Së paku, për të rinjtë, që në këtë ditë të bukur kanë pasur mangët plazhin. Së dyti, të moshuarit në këtë vapë nuk e kanë pasur të lehtë të presin. T’i nderojmë pra. Së treti, një pjesë e emigrantëve që kanë ardhur dhe kanë pasur në axhendë edhe vizita tek të afërmit, edhe atyre, mbase një pjesë e tyre kanë pritur orën e fundit për të votuar. Pra, është në detyrimin moral të komisionerëve t’i mbajnë dyer hapur përsa kohë ka njerëz që presin të votojnë', u shpreh Berisha.

berisha
 
ORA: 18:35 - RAMA: VLORA ËSHTË ORA T'IA BËJË FORA
Lideri socialist, Edi Rama sapo ka shkrua në faqen e tij në “Facebook”, se Vlora ka kaluar pjesëmarrjen në votime të vitit 2009. Pas këtij fakti, Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë akoma sa ka kohë. "Vlora, sapo kaluam pjesëmarrjen e 2009-s dhe është ora për ta bëre fora! Kush s’ka votuar ta bëjë, kush ka votuar te telefonoje për vota te tjera", shkruan Rama pak minuta më parë, rreth një orë përpara mbylljes së votimeve.
 
ORA 18:25 - KQZ: 42,71% PJESËMARRJE DERI NË ORËN 16:00
KQZ-ja ka publikuar të dhënat e pjesshme të procesit të votimit deri në orën 16:00. Sipas saj, pjesëmarrja në votime në ato qendra që kanë dërguar të dhënat ka arritur në 42,71%
 
ORA 18:00 PS: KA MBETUR DHE NJË ORË, VOTONI
Partia Socialiste përsëriti thirrjen për të shkuar për të votuar sa më shumë. Një orë para mbylljes së kutive, zëdhënësi i PS, Florjan Serjani me një deklaratë për shtyp bëri thirrje që votuesit të votojnë, duke thënë se "teksa edhe 1 orë na ndan nga mbyllja e këtij votimi historik për të ardhmen e Shqipërisë".
 
"Edhe 1 orë për të gjithë ata që ende nuk kanë votuar, por që sot kanë mundësinë për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës. Nëse keni votuar, mënyra më e mirë për të blinduar dhe siguruar votën tuaj është që ta shumëfishoni atë, duke u telefonuar miqve, të afërmve, kushërinjve, kolegëve dhe duke bërë çmos që askush të mos mbetet pa votuar sot", thuhet në deklaratë.
 
Duke shtuar më tej se "vota e sotme është vota që do të vendosë jo vetëm për 4 vitet e ardhshme, por për gjeneratat që do të vijnë. Fati ynë i përbashkët varet nga vota juaj sot! Nxitoni, edhe 1 orë për të siguruar të ardhmen".
 
ORA 17:47 FRD: VOTONI
Më pak se dy orë larg nga mbyllja e qendrave të votimit, FRD-ja i bën thirrje simpatizantëve të saj që të votojnë në mënyrë masive.
Përfaqësuesja e FRD-së tha se kjo parti “beson se vota juaj ka domethënie të shumëfishtë. Vota tregon pavarësi, dinjitet, kurajë, forcë për familjet tuaja. FRD-ja gjykon se vota e sotme projekton pavarësinë e nesërme.”
 
ORA 17:40 KUKËS PROCESI I QETE
Deri në orën 17:40, mund të quhet surprizë situate e votimit në qarkun e Kukësit, sepse që nga hapja e kutive e deri pjesëmarrjen, ka qenë normale. Kuksianët e kanë merituar këtë ditë qetë, ndryshe nga ç’ka ndodhur gjatë fushatës elektorale me përplasje, arrestime etj. As në Tropojë apo qendra të tjera nuk ka pasur probleme. Lidhur me pjesëmarrjen mund të thuhet se është e lartë madhe qytetarët vazhdojnë të vijnë në qendrat e votimit.
 
KQZ: NE 16:00 PJESEMARRJA 45%
Zëdhënësja e KQZ-së  publikon shifrat deri në orën 16:00 duke shprehur edhe shqetësimin se disa ZAZ nuk kanë përcjellë të dhënat herë pas herë në KQZ, teksa i ka bërë apel komisioneve zonale që të paraqesin të dhënat pranë KQZ.
 
Ora 16:30 PS THIRRJE TE VOTONI
Zëdhënësi i PS-së Florian Seriani bën thirrje për të votuar. 
“Edhe 3 orë që sot vendosin jo për 4 vjet po për një gjeneratë! Shfrytëzojini këto orë për të votuar edhe për të mirën e  fëmijëve, motrave e vëllezërve që s’kanë mundur të kthehen nga emigracioni.
Mos harroni se ka plot prej tyre që kanë ardhur dhe kur ata kanë ardhur nga larg për të votuar, si të mos votoni ju që jeni pak qindra metra nga kutia e votimit! Shkoni votoni të qetë, të lirë, të duruar dhe ndjehuni krenar që kontribuuat me votë për të ardhmen e Shqipërisë.”- deklaroi Seriani.
 
ORA 16:30 LSI: SHKONI TE  VOTONI
Në orët e fundit që kanë mbetur për të votuar, LSI-ja I ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të nxitojnë për të votuar për t’u bërë pjesë e fitores plebishitare të opozitës.
Erisa Xhixho nga selia e LSI-së tha pasdite se “LSI-ja vlerëson sjelljen europiane të të gjithë qytetarëve shqiptarë, që po manifestojnë qytetari përmes pjesëmarrjes. Përveç rastit tragjik të një qytetari në Laç, ne jemi besimplotë se qytetarët e Laçit dhe gjithë Shqipërisë janë të vendosur të shprehin vullnetin e tyre.
Ne ftojmë dhe inkurajojmë akoma më shumë shqiptarët që të vazhdojnë të shprehin vullnetin e tyre dhe i mbështesim ata, sepse askush nuk do mund të cenojë vullnetin e tyre,”- përfundoi Xhixho.
 
ORA 16:00 ARVIZU NE QENDREN E VOTIMIT NE SHIJAK
Ambasadori Arvizu bën një vizitë surprizë në disa nga qendrat e votimit në Shijak. Ambasadori është takuar me votuesit dhe komisionerët, duke i uruar ata për pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor të sotëm.
 
arvizu
 (Foto: Arvizu në Shijak)
 
ORA 15:00 PJESEMARRJA E VOTUESVE RAPORTUAR NGA GAZETARET
Në qarkun Tiranë pjesëmarrja deri tani 24,76%
Në qarkun Lezhë pjesëmarrja 32 %. Nga Lezha Julian Hila, duke iu referuar informacioneve nga KZAZ informon se në rrethin e Kurbinit ka vazhduar votimi dhe deri në 15:00 pjesëmarrja ka qenë 32 %. Në QV ku ndodhi vrasja tashmë janë të pranishëm forca policore dhe votimi vazhdon duke iu kthyer normalitetit. Pjesëmarrja është 32 %.  Në qarkun Elbasan pjesëmarrja 27-28%. Gazetari Andi Qosja duke iu referuar KZAZ-ve thotë se deri në tani kanë votuar 97 mijë banorë. 
Në qarkun Shkodër pjesëmarrja është 40%. Nuk raportohen incidente të rënda, por sporadike. Pjesëmarrja në votim në mesditë ka rënë për shkak të temperaturave të larta. Problematikë mbetet komuna e Shalës, ku persona të armatosur kanë lëvizur në afërsi të QV.
Në qarkun Gjirokastër pjesëmarrja 45%
Në qarkun Vlorë pjesëmarrja 35%
Në qarkun Berat pjesëmarrja 32 %
 
ORA 14:10 ZV/AMBASADORI I SHBA MONITORON VOTIMIN NË ROSKOVEC TË FIERIT
Procesi i votimit në Roskovec të Fierit, aty ku gjatë fushatës elektorale u dhunua kandidati për deputet i Fryma e Re Demokratike (FRD) në qytetin e Fierit, Mit'hat Hoxha, është monitoruar sot nga zv/ambasadori amerikan i akredituar në Tiranë.
 
ORA 13:00 PJESEMARRJA DERI NE 13:00 34:86%
Në orën 13:00 sipas KQZ pjesëmarrja në rang vendi është 34.86%. Zëdhënësja e KQZ-së doli në një konferencë për shtyp ku informoi se procesi i votimit në përgjithësi deri në këtë orë ka shkuar i qetë, ndërsa në Dukagjin raportohen për tre qendra votimi të cilat janë hapur me vonesë.
Në qarkun Tiranë deri në orën 13:00 kanë votuar 5.546 votues ose 34,97%.
Në qarkun e Gjirokastrës kanë votuar 9.290 votues  ose 35,41%.
 
ORA 13:55 KQZ RAPORTON PJESEMARRJEN VETEM PER 5 QARQE, 18.26%
Në orën 13:55 KQZ ka informuar për pjesëmarrjen vetëm në 5 qarqe, nga ku ka ardhur dhe informacioni, çka përbëjnë vetëm 3 % të zonave të votimit. Pjesëmarrja në votim deri në orën 13:00 ka qenë 18: 26 %.
Në qarkun e Durrësit, nga informacioni i siguar në 49 QV pjesëmarrja arrin në 19.59%
Në qarkun Elbasan nga informacioni i siguruar në 61 QV pjesëmarrja ëshë     16,55%
Në qarkun Shkodër nga informacionet e siguara nga 11 QV pjesëmarrja është  19.75 %
Në qarkun Tiranë nga informacionet e sigluara nga 42 QV pjesëmarrja është  20,43%
Në qarkun Vlorë nga informacionet e siguruara 6 qendra votimi pjesëmarrja është 19,75%
 
ORA 13:38 RAMA KTEHET NGA LACI E VOTON: MOS KINI FRIKE
Edi Rama votoi në shkollën “Pjetër Budi” nga ku bëri thirrje për të votuar. Duke iu referuar ngjarjes së Laçit Rama tha se është barbare që në një ditë votimi në mes të Europës të humbasë një jetë njeriu nga kriminelë të mbështetur nga policia e cila nuk ishte aty. Por kjo nuk ndryshon fatin e vendit.

rama linda
 
“Të gjithë që më dëgjojnë sot në Shqipëri të mos e harrojnë fjalën e madhe që kur e keqja kap për fyti një popull nuk është faji i të këqinjve por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë, prandja apeli im është pjesëmarrje, pjesëmarrje. Në pak minuta vendosen jo 4 vite e ardhshme por fati i një gjenerate , nuk ka asgjë më të rëndësihhme si qytetar familjar sesa tek qendra e votimit të shprehin vullnetin sovran me votë. Sot populli është në veprim dhe pjesëmarrja është shprehja më kuptimplotë"  Rama: Asgjë nuk ndryshon fatin e vendit

rama
(Foto: Edi Rama duke votuar)

 
ORA 13:10 VOTON ILIR META
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka votuar sot në orën 13:30 në kopshtin nr.10 pranë Bllokut, pasi u kthyer nga Laçi ku ndodhi vrasja e një simpatizanti të LSI-së dhe u plagosën 3 persona, mes tyre kandidati i PD-së, Mhill Fufi. Meta tha se LSI  është e angazhuar për të mbrojtur çdo votë.

meta 
(Foto:Ilir Meta)

 
ORA 13:00 KQZ ENDE PA ASNJE DEKLARATE PER PJESEMARRJEN NE VOTIME
 Ndonëse  ora është 12:00 KQZ nuk ka dalë ende me asnjë % për pjesëmarrjen deri tani të votuesve. E vetmja shifër është dhënë nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.  Sipas këtij koalicioni pjesëmarrja nga ora 08:00-12:00 pjesëmarrja në votime 23.5 për qind. KQZ nuk ka dhënë deri tani asnjë deklaratë për pjesëmarrjen ndërkohë që konferencat e  planifikuara në 10:00, 11:00, 12:00 nuk janë mbajtur.
 
ORA 12:30 KOMISIONI I VEZHGUESVE VENDORE: DERI TANI, 23.5% E ZGJEDHESVE VOTUAN
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka deklaruar rreth orës 12:00 se nga të dhënat e mbledhura në terren rezulton se deri në këtë orë, kutive të votimit i janë drejtuar 23.5% e zgjedhësve shqiptarë. KVV-ja gjithashtu ka vënë në dukje se procesi i i votimit po shoqërohet me një tension të brendshëm, pavarësisht se në dukje shfaqet i qetë.
 
ORA 11:55 META E RAMA SHKOJNE NE SANXHAK TE ZHBLLOKOJNE PROCESIN
Kreu i LSI-së Ilir Meta dhe i PS-së Edi Rama shkuan drejt fshatit Sanxhak të Laçit ku raportohet se në 5 qendra votimi nuk ka nisur votimi pasi komisionerët e PS-së kërcënohen nga ato të PD-së. "Ka elementë kriminalë që vazhdojnë të bëjnë presion të hapur votuesve para QV. “- tha Meta dhe shtoi se së bashku me Ramën do të shkojnë në Sanxhak.  “Po marrim masa për të mbrojtur procesin zgjedhor dhe për të garantuar çdo votë që do të hidhet për opozitën e bashkuar dhe t’i japin fund këtij regjimi që nuk largohet pa gjak”. Meta lëshuan dhe deklaratën e fortë drejtuar kryeministrit Berisha se duhet të largohet nga qeveria pa gjak. Meta e Rama në Laç: Thirrje Berishës, ik nga pushteti pa gjak!

rama meta 
(Foto: Rama Meta në Laç)
 
ORA 11:00 SEQUI NE QENDREN E VOTIMIT, PROVON BOJEN
Shefi i delegacionit të BE Ambasadori Ettore Sequi ishte sot në shkollën 9 vjeçare "Vasil Shanto", për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, duke vëzhguar ecurinë e procesit të votimit. I pyetur nga “A1Report!” për vrasjen dhe plagosjet në Laç, Sequi tha: “Standardet europiane dhe ndërkombëtare nuk e përfshijnë kurrsesi dhunën. E përsëris: dhuna është e papranueshme në ditë zgjedhjesh! Lidhur me vrasjen dhe plagosjet në Laç, Sequi tha: "Kjo nuk vlen vetëm për ditën e sotme, por edhe për ditët në vijim, pasi standardet europiane dhe ato ndërkombëtare për zgjedhjet e refuzojnë dhunën.
 

sequi
(Foto: Sequi)


ORA 9:30 VOTON KRYEMINISTRI: TE TREGOJME SOT VLERAT QYTETARE
Kryeministri Berisha votoi sot rreth orës orës 9:30 pranë Liceut Artistik në Tiranë. Ai bëri thirrje për qetësi dhe për të treguar vlerat qytetare. “Bëj thirrje  të shndërrojmë këtë ditë në një ditë feste mirëkuptimi ku qyëtarët tanë të shprehen lirisht dhe të tregojnë vlerat qytetare. Sa i takon incidentit  kur të marr informacionin e duhur do të  prononcohem pas informacionit,"- tha ai.
 
berisha voton
(Foto: Sali Berisha voton)
 
ORA 08:50: VRITET SIMPATIZANTI I LSI, PLAGOSET KANDIDATI I PD
Një simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qendren e Votimit të ngritur në gjimnazin e qytetit të Laçit  "At Shtjefën Gjeçovi" është vrarë rreth orës 08:50 minuta, ndërsa 3 persona u plagosën. Mes të plagosurve është dhe Mhill Fufi, kandidati i PD-së, njëkohësisht nënkryetari i qarkut të Lezhës, dhe vëllai i tij. Nuk dihet ende identiteti i personit tjetër. Vrasja ndodhi në ambientet e jashtme të QV  Vrasja e simpatizantit të LSI në LAC

gjini
(Foto: Vrasja e Gjin Gjonit)
 
ORA 8:30 BERAT ZEVENDESOHEN KOMISIONERET, QE NUK U PARAQITEN
Në qarkun e Beratit, procesi ka nisur normalisht, me disa probleme të vogla në disa qendra votimi ku janë zëvendësuar disa komisionerë, që nuk janë paraqitur herët në mëngjes për të hapur qendrat.
 
ORA 8:25 FIER, VOTIMI NE DISA QENDRA NIS ME 30 MINUTA VONESE
Korrespodenti i "A1Report!", Kristaq Thano, raportoi se në disa qendra, votimi ka nisur rreth orës 7:30, sepse procesverbalet nuk kanë qenë gati.
 
ORA 8:20 KUKESI NE NORMALITET, NDIHET PRANIA E MEDIAVE KOSOVARE QE RAPORTOJNE DIREKT
Pavarësisht problemeve të ditëve të fundit, situata sot ka vijuar normalisht. Herët në mëngjes ka patur probleme me disa komisionerë, që nuk janë paraqitur në disa qendra votimi, por ata janë zëvendësuar menjëherë. Gjithashtu, në Kukës gjenden shumë kureshtarë nga Kosova, kryesisht nga Prizreni dhe shihet edhe prania e mediave kosovare, ekipe xhirimi që raportojnë direkt nga Kukësi në Prishtinë.
 
ORA 08:20 NE THETH E GIMAJ NUK VOTOHET, NUK KANE MBERRITUR KOMISIONERET E DJATHTE
Shkodër, në komunën Shalë të Dukagjinit ku mbrëmjen e së premtes ndodhën 2 shpërthime, nga 6 kuti kanë mbërritur vetëm dy. Në Theth dhe Gimaj, ndërkohë 4 kuti të tjerë nuk kanë  mbërritur por edhe në këto dy fshatra nuk po votohet se nuk janë paraqitur komisionerët e Djathtë.
 
ORA 08:06 MALESI E MADHE, NUK NIS ENDE VOTIMI NE BAJZE
Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, votimi nuk ka nisur ende, për shkak të kundërshtisë së disa komisionerëve se pranë qendrës së votimit ndodhen disa postera kandidatësh. Fshati Bajzë i përket komunës Kastrat.
 
 ORA 07:50 TIRANE, QV1948 NUK KA NISUR ENDE VOTIMI
Në shkollën “Jeronim Derada”, në QV 1948 nuk ka nisur ende procesi i votimit pasi nuk është gati.  Këtu votojnë banorët e qendrës së kryeqytetit. Një nga komisionerët e KQV-së tha se  është bërë një gabim njerëzor në mbylljen e kutisë së votimit. U vendos kapaku në kutinë e gabuar dhe tani presim nga momenti në moment të KZAZ. Gazetari Arsen Rusta thotë se ka pasur probleme me vulat.
 
ORA 07:44 GRAMSH NUK KA NISUR VOTIMI NE NJE QV
Në Gramsh nuk ka nisur votimi në QV 22/95 e ngritur në qytet sepse kapaku i kutisë mbrapsht. Në Elbasan dhe Durrës procesi ka nisur normalisht.
 
ORA 07:30 LLESHI VOTUESJA E PARE, THIRRJE PER PJESEMARRJE TE MADHE
Kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi votoi në një prej qendrave të votimit të ngritura në Akademinë e Arteve. Ajo i bëri apel për pjesëmarrje të ma

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë