KORÇË - Simpoziumi Ndërkombëtar “Skultptura e parkut”, një nga projektet më të rëndësishme për qytetin e Korçës është përmbyllur me 4 punime të cilat janë sjellë nga artistët pjesëmarës për këtë vit.
Artistët kanë materializuar idetë e tyre përgjatë 10 ditëve duke i shtuar parkut të qytetit 4 vepra arti të cilat vit pas viti po rrisin numrin e tyre për të krijuar një muze të artit bashkëkohor.
Kreu i bashkisë së Korcës teksa ka dhënë certifikata mirënjohje për artistët ka shprehur edhe vlerësimin për rikthimin e simpoziumit dhe vazhdimësinë e tij
"Në përfundim të këtyre ditëve punë kemi marrë 4 nga katër artistë 4 skulptura të reja të artit modern të gdhendura në gur të cilat do t’i bashkëngjiten koleksionit ekzistues prej 32 skulpturash që janë bërë në 4 edicionet e mëparshme." tha Filo
Sakaq organizatori dhe artisti Gent Tavanxhi ka vlerësuar mbështetjen për këtë simpozium i cili po rritet vit pas viti
"Falënderoj kryetarin e Bashkisë shumë për fjalët e ngrohta dhe për shpresën që na dha që ky simpozium dhe ky event të vazhdojë në të ardhmen. Shumë e rëndësishme kjo. Në radhë të dytë dua të falënderoj Ministrinë e Kulturës e cila për herë të parë këtë vit na ka mbështetur duke i dhënë rëndësi kombëtare këtij eventi." u shpreh Tavanxhi
Prej vitit 2008 veprave aktuale të vendosura në këtë park për çdo vit tashmë u janë shtuar edhe 4 punime të artistëve nga Shqipëria, Hungaria,Turqia e Greqia
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO