Mbyllet 6 shkolla private, urdhri: 
“T’i kthejnë pagesat nxënësve”

Mbyllet 6 shkolla private, urdhri: <br />“T’i kthejnë pagesat nxënësve”
TIRANË - Ministria e Arsmit ka urdhëruar mbylljen e 6 shkolla private, të cilat detyrohen t’u kthejnë nxënësve diferencën e pagesave për pjesën e papërfunduar të shkollimit. 

Përmes një Urdhri që mban firmën e Ministres Lindita Nikolla, të gjashta shkollave private, të ciklit parauniversitar, u kërkohet të mbyllin të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë mësimore për vitin akademik 2014- 2015, brenda afateve të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. 

Po ashtu detyrohen të pajisin çdo nxënës me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar, brenda datës 10.9.2015. Sipas urdhrit duhen kthyer pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që këto institucione mund të kenë ndaj nxënësve.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve