Rreth 147 mijë aktivistë, vullnetarë, ekologjistë kanë pastruar të gjitha zonat e papastra në vend dhe bëhet fjalë për të gjitha ato zona, të cilat nuk paraqesin rrezikshmëri dhe ku pastrimi mund të kryhet në kushte të thjeshta.
Pas identifikimit të zonave më të ndotura, falë një pune intensive, edhe Shqipëria i bashkohet sot fushatës botërore “Let’s Do it World”, e cila është Kandidate për çmimin “UN Prize” në fushën e të drejtave të njeriut për promovimin e një mjedisi të pastër në të gjithë botën.
Në Shqipëri kjo nismë mbështetet nga 4 ministri, si ajo e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe Ministrisë së Pushtetit Vendor.
Për të pastruar me gjithë të tjerët kanë dalë edhe kryeministri Edi Rama, ministri i MMSR, Erion Veliaj, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli apo dhe zv/ambasadori amerikan në Tiranë, Henry Jardin.
ORA 17:20, RAMA: KJO DUHET TË JETË E PËRDITSHMJA JONË
Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook pas përfundimit të aksionit të pastrimit se "kjo duhet të jetë e përditshmja jonë; u përfshimë në këtë nismë si qytetarë dhe sigurisht edhe si shërbëtorë të vendit dhe të qytetarëve".
ORA 17:00 - GREENLINE: AKSIONI U PËMBUSH ME SUKSES, I VETMI I KËTIJ LLOJI, 147 MIJË VULLNETARË
Green Line Albania pati kënaqësinë të njoftoje se aksioni "Ta Pastrojmë Shqipërinë në një Ditë" sot në datë 22 nëntor në orën 9:00 arriti te permbushte pritshmerite e saj. Me pjesemarrjen e 147.000 vullnetareve ne rang republike, arritem te grumbullojme mijera ton mbetje.
Ketij aksioni iu bashkuan shkolla publike dhe private, universitete, Institucione, qindra shoqata, shume kompani dhe biznese, te cilat dhane kontributin e tyre per pastrimin e Shqiperise, thuhet ne njoftimin e Greenline Albania pas perfundimit te aksionit rreth orës 17:00.
(Në foto: Si ishte dhe si u pastrua një kënd në Gjirokastër).
Sipas Greenline, ky aksion arriti te bente bashke femije dhe te rritur, gra dhe burra, njerez te thjeshte, politikane dhe diplomate, te cilet se bashku nga Tropoja ne Sarande, njezeri dhe me shpirtin e vullnetarit, kontribuan ne kete aksion te shoqerise civile, i vetmi i llojit te tij ne permasa te tilla.
Green Line Albania, iniciatorja e ketij aksioni, pjese e levizjes boterore "Let's do it" falenderon nxenes, studente, nepunes civile, personalitete te njohura apo jo te gjitha kompanite private, qe u perfshine, popullin shqiptar i cili degjoi thirrjen tone, falenderon nga zemra ekipin e Kosoves "Ta pastrojme Kosoven", si edhe ekipin e Estonise, iniciatorja e pare e kesaj levizje, te cilet u bashkuan me ne.
Falenderojme Qeverine e Shqiperise, ministrite e perfshira, bashkite dhe komunat te cilat dhane kontributin e tyre te vlefshem per realizimin e ketij aksioni. Falenderime te perzemerta per vullnetaret tane te palodhshem qe prej muajsh dhane ndihmesen e tyre per kete aksion te mreullueshem, përfundon njoftimi i Greenline Albania.
ORA 12:-000 RAMA: DO MBAJME PREMTIMIN, DO PASTROJME SHQIPERINE NGA PLEHRAT
Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mjedisit Lefter Koka iu bashkuan këtij aksioni rreth orës 12:00 në sheshin “Garibaldi” në Kombinat, Tiranë.
“Kjo nuk duhet të jetë një ditë e shënuar por e përditshmja jonë duke mirëmbajtur vendin. Kjo qeveri ka marrë angazhim për pastrimin nga plehrat dhe sigurisht që do e bëjmë ”- tha Rama.
(Në foto: Kryeministri Rama duke folur për mediat për nismën)
ORA 11:00 SHKODER, AKSIONI I PASTRIMIT PRANE VARREZAVE TE DESHMOREVE
Prefektura e qarkut Shkodër ka nisur aksionin per pastrimin e territorit të “Varrezave te Dëshmorëve”, zonë kjo e ndotur prej vitesh, e cila ka shërbyer si vendgrubullim i mbetjeve të qytetit. I pranishëm në këtë aksion ka qënë edhe prefekti i këtij Qarku, Paulin Radovani i cili i ka bërë thirrje të gjithë banorëve që ta mbajnë sa më pastër territorin ku banojmë.
(Në foto: Mjetet që po pastronë zonën në varrezat e dëshmorëve në Shkodër)
Rrethi i Shkodres ka patur probleme të konsiderueshme përsa i përket mbetjeve si dhe pastrimit të territorit. Edhe pse pranë këtij rrethi u ndërtua një landfild për depozitimin e mbetjeve, deri para pak muajve mbetjet e qytetit depozitoheshin pranë “Varrezave të Dëshmoreve” e në shumë raste edhe digjeshin, duke ndotur jo vetëm mjedisin aty përreth por edhe pjesën lindore të qytetit, informon Elvis Naboolli.
ORA 09:00 - PASTRIMI NE TIRANE
Në kryeqyet aksioni i pastrimit ka nisur në Parkun Rinia. Siç bëhet e ditur nga organizator, pikat zyrtare të kryeqytetit, ku janë ftuar dhe kanë marrë pjesë të gjithë të japin kontributin e tyre për një mjedis më ta pastër ishin:
1 – Minibashkia 1 – Ali Demi, Tregu Industrial, Materniteti i Ri, Shkozë, - Aksioni fillon te fusha e Ali Demit
2 – Minibashkia 2 – Rruga e Elbasanit, Qyteti Studenti, - Aksioni fillon te Fakulteti Filologjik
3 – Minibashkia 2 – Komuna Farkë Parku i Liqenit, Unaza e Re, - Aksioni fillon te Diga e Liqenit Artificial
4- Minibashkia 3 – Xhamlliku, Porcelan, Varri i Bamit, Oxhaku, Kodra e Pirftit, - Aksioni fillon te sheshi “Shtraus”
5 – Minibashkia 4 – Allias, QSUT, Kinostudio - Aksioni fillon te shkolla “Bajram Curri”
6 – Minibashkia 5 – Tirana e Re, Komuna e Parisit, Stadiumi Dinamo, - Aksioni fillon te Stadiumi Dinamo
7 – Minibashkia 5 – Selitë, Unaza e Re, Kodra e Diellit, - Aksioni fillon te Qendra Kristal
8 – Minibashkia 6 – Kombinat Sheshi “Garibaldi”, - Aksioni fillon perballe minibashkise
9 – Minibashkia 7 – “21 dhjetori”, Fusha e Aviacionit, Fusha e Zezë, Ish-parku i autobusëve - Aksioni fillon te “Inxhinieria e Ndërtimit”
10 – Minibashkia 7 – Shkolla Teknologjike, Birra Tirana, Fabrika e Miellit, KMY, - Aksioni fillon pranë “Pallatit me Shigjeta” te Shkolla Teknologjike
11 – Minibashkia 8 – Rruga e Dibrës, Rruga 5 Maji, Tregu Lahi, Pazari i Ri, - Aksioni fillon te sheshi perballe Medresesës
12 – Minibashkia 9 – Siri Kodra, Brraka, Stacioni i Trenit, Rruga e Barrikadave - Aksioni fillon te sheshi pranë stacionit të trenit
13 – Minibashkia 10 – Qendra e Qytetit, Myslym Shyri, - Aksioni fillon te Parku Rinia
14 – Minibashkia 11 – Don Bosko, Laprakë, - Aksioni fillon pranë Vizion Plus 15 – Komuna Dajt-Fresku, Teleferiku i Dajtit - Aksioni fillon pranë restorant “Freskut”
MINISTRJA KODHELI NË LEZHE PËR AKSIONIN E PASTRIMIT
Finalizohet sot aksioni “Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”. Aksioni ka nisur rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe ka zgjatur deri në orët e vona të pasditës. Kësaj nisme i bashkuar sot në Tale të Lezhës edhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Ministrja Kodheli ndoqi nga afër aksionin e ushtrisë në pastrimin e zonave të ndotura. Po kështu, edhe Ushtria shqiptare është angazhuar në kundër të ditës së pastrimit të Shqipërisë.
IDENTIFIKIMI I ZONAVE TE NDOTURA
Levizja rinore qe kishte si qëllim mobilizimin e Shqiptarëve dhe bashkimin në një aksion vullnetar një ditor me qëllim pastrimin e vendit tonë nga mbeturinat që janë të hedhura në rrugë, parqe, lumenj, liqene e kudo. Një autobus me 40 vullnetarë, i quajtur ndryshë Green bus, për dy javë me radhë ka shëtitur në zonat turistike dhe janë evidentuar problematikat nga terreni, duke përfshirë në projektin e tyre përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, mbështetësit kryesor të këtij aksioni. Vullnetarë të të gjitha moshave, për një kohë të gjatë kanë ngritur rrjetin e parë të hartës së parë dixhitale, ku paraqiten zonat dhe vend grumbullimet e mbeturinave më problematike. Këto të dhëna do t’i vihen në dispozicion qeverisë qendrore dhe asaj vendore për të marrë më pas vendime se ku janë zonat ku nevojitet ngritja e landfilleve me urgjencë dhe mënyra se si do të administrohet më tej pastrimi i vendit dhe kryesisht i zonave turistike.
Në ndihmë të atyre qindra familjeve në nevojë që jetojnë nëpërmjet riciklimit, sot duhet të ndajmë plastikën dhe metalet veçmas. Këto materiale të dobishme për ekonominë e ketyre familjeve do të grumbullohen veçmas në qese ngjyrë bojqielli, me emërtimet sipër, të riciklueshme. Të riciklueshmet do të vendosen veçmas në pikat e grumbullimit ose do ti dorëzohen direkt familjeve dhe personave që jetojnë me grumbullimin e plastikës dhe metaleve
Veliaj: Në 22 Nëntori, të gjithë së bashku për të pastruar Shqipërinë
Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, sqaron detajet mbi këtë fushatë. Ndryshe nga koha kur kjo ministri drejtohej nga Spiro Ksersa, Veliaj thotë se vullnetarët e këtij aksioni kanë një ambjent të posaçëm për organizimin e të gjithë fushatës. 22 nëntori është dita kur qeveritarë e njerëz të thjeshtë, vullnetarisht do të marrin një aksion për pastrimin e vendit nga mbetjet. "Pastro Shqipërinë në një dite", kulmon sot në 12 qarqet e vendit me synimin e mbledhjes së 20 mijë ton mbeturinave nga ata që vullnetarisht do të mblidhen bashkë për një Shqipëri më të pastër. Ambientet e dikurshme të luksit të ish-ministrit Spirok Ksera, janë kthyer në një vend ku gjithkush shkëmben eksperiancat për të çuar përpara Shqipërinë e pastër. Vullnetarët kanë një ambient të tyre në ministri ku kanë menduar në detaj të gjithë organizimin e fushatës.
Redaksia Online
(sg/e.s/d.d/mag/shqiptarja.com)