TIRANE - Ceremonia finale e Festivalit Letrar për të Rinj “Tirana 2016” që ka nisur si projekt i mbështetur nga Bashkia e Ministria e Kulturës dhe që u drejtua nga Irena Toçi, drejtorja e “Toena”-s, ka shpërndarë mbrëmjen e së premtes tre çmimet e mëdha në prozë, poezi dhe ese.

"Ky festival letrat që lindi si ide vitin e kaluar  dhe është edicioni i dytë që po zhvillohet sivjet dhe është një festival që në gjirin e vet mblodhi apo bashkoi shumë krijues të rinj të cilët na befasuan me krijimet e tyre."- deklaroi Irena Toci.

Të pranishëm në këtë ceremoni bashkë me krijuesit e rinj nga Shqipëria e Diaspora kanë qenë edhe shkrimtarët e akademikët e shquar. 18 fitues janë shpallur mbrëmjen e së shtunës pas një seleksionimi nga garat e mbajtura gjatë ditëve të festivalit, ku kanë marr pjesë qindra të rinj.

Në listën e fituesve përfshihen ata që morën çmimet inkurajuese të publikut, fituesit e seminareve rikrijuese ku janë bashkuar poezia, arti grafik dhe instilacioni.

Zëvendësministri i kulturës, Zef Çuni përgëzoi shtëpinë e botimeve dhe promocioneve “Toena” për organizmin dhe finalizimin me sukses të të festivalit.
"Ky festival konçidon me muajin e leximit të librit që shpallëm ne në muajin tetor. Një iniciativë e suksesshme e Ministrisë së Kulturës dhe u konkretizua me këtë festival"- u shpreh Zef Cuni.

Gjithashtu drejtori i kulturës në Bashkinë e Tiranës, Abaz Hado theksoi rolin e mbështetjes së Bashkisë për talentet e reja.

"Ne kemi një politikë e cila ka të bëjë me zhvillimin e një kryeqyteti i cili të ziejë nga aktiviteti kulturor dhe nga njerëzit që duan të promovojnë veten e tyre, talentin e tyre. "Abaz Hado.

Gjatë ceremonisë u dhanë edhe çmimet e mëdha për krijuesit e rinj, ku me çmime të para përkatësisht në poezi, ese e prozë u vlerësuan Viola Berhani, Bujar Ploshtani, Elona Zeraliu. Ndërsa me çmimet e dyta u vlerësuan Elona Culiq, Xhemile Hoxha, Alban Tufa

Më tej me çmimet e treta u vlerësuan Kiara Lalo, Olgerta Prendi dhe Ardit Pula. 

(er.nu/shqiptarja.com)