Fushata “Ti je një luledielli” nisur pak kohë më parë, me qëllimin për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, sot më 1 Qershor përmbushi misionin e saj me sukses duke pajisur Spitalin Pediatrik me aparatura të reja që do ju vijnë në ndihmë këtyre fëmijëve.
Në një ceremoni festive të organizuar për këtë rast pranë Pediatrisë së Tiranës, Iniciatorja e fushatës “Ti je një luledielli”, Albana Osmani ndau me të pranishmit momentet më të bukura, angazhimin dhe emocionin e realizimit të misionit që me aq pasion ajo dhe shumë vullnetarë arritën ta kurorzojnë sot në ditën e fëmijëve edhe me një kontribut tjetër nga kompania Vodafone Albania.
Vodafone Albania, një nga kompanitë e para që iu bashkua kësaj nisme përmes blerjes së 683 bluzave me logon “Ti je një luledielli”, iu bashkua sot fushatës edhe përmes Fondacionit Vodafone Albania, i cili bëri të mundur blerjen e një apature për eko kardiake të teknologjisë më të fundit për shërbimin e onko-hematologjisë pediatrike, pranë QSUT-së, ku janë të shtruar e kurohen këta fëmijë.
Në fjalën e tij z. Mare u shpreh se “
në një ditë si kjo e 1 Qershorit fëmijët duhet vetëm të gëzojnë e të festojnë". "Jam shumë i lumtur që ideja e një personi u kthye në një frymëzim për të gjithë ne. Jemi të ndërgjegjshëm që aparatura e Ekos apo dhe paisjet e tjera që ne sjellim sot për këtë spital nuk janë shpëtimi i vetëm, por janë gjithsesi një ndihmë e madhe që mbi të gjitha po jepet me gjithë zemër. Dëshiroj ta përgëzoj edhe një herë Albanën që e nisi këtë fushatë, misioni i së cilës nuk mund të na linte indifferent dhe sëbashku bëmë më shumë dhe jam i bindur që sëbashku do bëjmë akoma më shumë në të ardhmen”.
“Ti je një luledielli” fushata e cila mblodhi rreth vetes të gjithe Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit ishte një histori suksesi i padiskutueshëm ku edhe një herë vërtetoi që pasioni dhe angazhimi mund të ndryshojnë jetën e njerëzve, qoftë edhe me blerjen e një bluzeje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
46.2%
-
Të gabuar
48.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 9462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Partia e Lirisë në mbrojtje të Salianjit, sulmon drejtësinë, Blushi: Hakmarrje e verbër primitive, gjyqtarët ‘vrasës me pagesë’! Mbështesim protestën e PD më 6 Tetor
27 Shtator, 15:05
-
Formula 1/ Veterani Daniel Ricciardo largohet nga RB, e zëvendëson i riu Liam Lawson
27 Shtator, 15:00
-
Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali, Gjykata e Durrësit lë në qeli Jurgen Kaçurrin e Arjanit Malokun! Cështja i kalon për kompetencë Gjykatës së Tiranës
27 Shtator, 14:56
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, Klosi në Report Tv: Të shkoj në burg, t'i shkruaj në libër denoncimet! U inskenua një skenë e tërë për të denigruar Xhafajn
27 Shtator, 14:53
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, ish-deputeti i PD, Hoxha: Drejtësia i bëri shërbim popullit dhe politikës shqiptare, rrëzoi një nga modelet më të shëmtuara!
27 Shtator, 14:47
-
Zyrtare/ Genoa - Juventus me rrezikshmëri të lartë, luhet me dyer të mbyllura
27 Shtator, 14:29
-
Ngujimi në seli? Grupi i PD bën gati versionin ekstrem për të mos dorëzuar Ervin Saljanjin! deputeti: Do i dëgjoj dhe pastaj do marr një vendim
27 Shtator, 14:04
-
'Letra nga burgu! Salianji tregon si do drejtojë fushatën nga qelia! S'mund as të flasë nga dritarja si Berisha
27 Shtator, 13:56
-
Ardit Rada: Të gjithë janë të lumtur me Salianjin në qeli
27 Shtator, 13:53
-
Orët e fundit të lirisë, Salianji: Po shkoj në burg për interes të PD-së, vetë personalisht kam humbur shumë
27 Shtator, 13:38
-
Gazetarët e pyesin nëse Basha e ka telefonuar apo dërguar SMS, Salianji i ‘dredhon’ përgjigjes: Më kanë mbështetur edhe ata me të cilët s’kemi pasur pikëpamje të njëjta
27 Shtator, 13:38
-
Vllaznia në krye, Thomas Brdaric 'kërcënon' Dinamon: Na duhen tri pikët, jo loja e bukur
27 Shtator, 13:29