Mbyllet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, 4 kandidaturat zyrtare

Mbyllet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, 4 kandidaturat zyrtare

Lulzim Allushaj, Fatjona Memçaj, Olsian Cela dhe Arta Marku

TIRANË- Fatjona Memçaj, Lulzim Allushaj, Olsian Cela dhe  Arta Marku janë katër kandidaturat zyrtare që kanë mbërritur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për postin e Prokuror të Përgjithshëm. Afati për dorëzimin e emrave është mbyllur ditën e sotme, ku kandidatët kanë pasur afat 60 ditë për të paraqitur dokumentet e tyre. Tashmë, KLP do të bëjë vlerësimin e emrave, në bazë të katër kritereve kryesore dhe më pas, 3 nga më të vlerësuarit do t'i kalojnë Parlamentit.

Rregullorja parashikon 4 kritere kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm: Kriteri profesional, kriteri moral dhe të integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë) dhe përgjegjësia për të zgjedhur Prokurorin e ri i i takon parlamentit.

Një tjetër kusht që duhet të plotësojë kandidati në garë për kryeprokuror është edhe Vettingu. Posti i Prokurorit të Përgjithshëm mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

Lulzim Allushaj, Fatjona Memçaj, Olsian Cela dhe Arta Marku

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mario: 02/05/2019 17:05

    si ka mundesi qe kandidon lulzim allushaj. o zot i madhe me handikapati qe shtiret sikur eshte avokat ne italy ku mjafton te kerkosh ne faqen e cnf itali ose dhoma e avokateve ne italy dhe do shikoni qe ai nuk eshte i regjistruar. plus kesaj shtirej ne bologna si avokat ne teseren e avokatit ne shqiperi dhe ajo e skaduar. o luan xhuveli dil nga vari e shiko se cpo behet

    Përgjigju
  • LORA: 02/05/2019 12:22

    Fitofte me profesionisti;me patrioti; me trimi.

    Përgjigju
  • Bdjdksks: 02/05/2019 10:13

    Kur mundoheni te impononi dhe ju kandidatura me keto fotot, imagjino sa poshte ka perfunduar ky vend. Gjithsesi jo dhe aq, pa merak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër