Mbyllet pas 12 ditësh greva në Peqin, të burgosurit pranojnë ushqimin

Mbyllet greva e urisë në burgun e Peqinit. Mbi 120 të dënuar që prej 12 ditësh kanë qenë në grevë urie sot kanë pranuar ushqimin.

Të dënuarit me burgim të përjetshëm prej ditësh kanë refuzuar ushqimin dhe si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, disa kanë përfunduar edhe në spital.

Para dy ditësh grevës së tyre iu bashkuan edhe familjarët, të cilët "ngulën" këmbë jashtë dyerve të hekurta të burgut, të shqetësuar për shëndetin e të afërmve të tyre.

Të dënuarit me burgim të përjetshëm, të cilët janë të izoluar në sistemin e sigurisë së lartë '41-BIS',  kërkojnë plotësim të kërkesave të tyre.

Për shkak se situata në këtë burg doli jashtë kontrolli, u shkarkua nga detyra edhe drejtori i burgut, Bukurosh Mallutaj, për mosmenazhim të situatës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë