Mbyllet Kurum, 500 të papunë! Konfederata e Sindikatave: Ka bërë investime të fryra për përfitimet të padrejta! KSSH në anën e punonjësve

Mbyllet Kurum, 500 të papunë! Konfederata e Sindikatave: Ka bërë investime të fryra për përfitimet të padrejta! KSSH në anën e punonjësve

1724679626_kurum.JPG

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar për situatën e punonjësve të KURUM, ku pas mbylljes rreth 500 punonjës mbetën të papunë.

Përmes një deklaratë për media, presidenti i Asamblesë së Përgjithshme e KSSH-së Kolë Nokollaj është shprehur se KSSH do të jetë në anën dhe përfaqësimin e punonjësve.

"Në lidhje me njoftimet publike për ndërprerje të kontratës të punës për 500 punonjës shpjegojmë se kjo deri më sot nuk ka ndodhur. KSSH denoncon tentativat e punëdhënësit për të biseduar me drejtues apo grupime punonjësish pa legjitimitetin e duhur ligjor dhe pa përfaqësimin ligjor në strukturat sindikale, vendore apo kombëtare. KSSH informon publikun dhe të gjithë punëmarrësit e kompanisë “Kurum International” sha se ashtu si në vitet 2002, 2008, 2016 apo dhe në 2021  KSSH do të jetë në anën dhe në përfaqësimin dinjitoz e avokatinë profesionale të tyre", tha ai. 

Sipas tij, KURUM ka bërë investime të fryra për përfitime të padrejta.

"KSSH mendon dhe është e bindur se “lepuri” fle diku tjetër. Së pari kompania “Kurum International” sha është e paorganizuar, pastrukturuar dhe e paaftë të përballojë konjukturën botërore të çmimit të hekurit dhe të mbetjeve e skorieve të tij ku Kina po ndikon shumë në rritjen e çmimit. Investimet e kryera në vijimësi e veçanërisht ato të fabrikës së petëzimit kanë qënë të pasuksesshme dhe ndoshta të fryera qëllimisht për përfitime të padrejta. Së dyti kompania “Kurum International” sha duhet ta kuptoj se ka ardhur koha që nuk mund të manipulohet më tej me të drejtat e punëtorëve apo lirinë ekonomike në vendin tonë. Kjo kompani duhet të përgatitet për të përballuar suksesin dhe reformimin e shoqërisë tonë në sistemin e drejtësisë dhe të mirëqeverisjes në kuadër të hapjes së vendit tonë dhe standartizimit europian të tij në çdo fushë", tha ai.

Deklarata e plotë:

Pronuncim i KSSH në lidhje me situatën e krijuar në marrëdhëniet e punës në kompaninë “Kurum International” sha Elbasan.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë në përmbushje të misionit të saj, statutit dhe legjislacionit të punës në fuqi kombëtar e ndërkombëtar të ratifikuar nga shteti ynë po e ndjek me vëmendje dhe nga afër situatën e krijuar këto ditë në lidhje me marrëdhëniet e punës në kompaninë “Kurum International” sha.

Në lidhje me njoftimet publike për ndërprerje të kontratës të punës për 500 punonjës shpjegojmë se kjo deri më sot nuk ka ndodhur. KSSH denoncon tentativat e punëdhënësit për të biseduar me drejtues apo grupime punonjësish pa legjitimitetin e duhur ligjor dhe pa përfaqësimin ligjor në strukturat sindikale, vendore apo kombëtare.

KSSH informon publikun dhe të gjithë punëmarrësit e kompanisë “Kurum International” sha se ashtu si në vitet 2002, 2008, 2016 apo dhe në 2021  KSSH do të jetë në anën dhe në përfaqësimin dinjitoz e avokatinë profesionale të tyre.

Aktualisht që në fillim të muajt gusht, kjo kompani ka kaluar në remond fabrikën e qelikut dhe këto ditë është pezulluar pjesërisht fabrika e petëzimit kjo në mënyrë të beftë dhe të paplanifikuar. Me dakordësi mes palëve punëmarrësit po konsumojnë pushimet vjetore deri në fund të këtij muaji.

KSSH po konsultohet nga afër me strukturat shtetërore dhe po përgatit kapacitetet e saj ligjore dhe profesionale për t’u përballuar me çdo të papritur të cilat mesa duket janë të paevitueshme, si “pushim kolektiv nga puna”, apo lëvizje të menjëhershme të punëdhënësit në drejtim të QKB-së apo gjykatës për të ndryshuar regjimin aktiv apo për të kaluar në faliment në mënyrë të qëllimshme.

KSSH mendon dhe është e bindur se “lepuri” fle diku tjetër. Së pari kompania “Kurum International” sha është e paorganizuar, pastrukturuar dhe e paaftë të përballojë konjukturën botërore të çmimit të hekurit dhe të mbetjeve e skorieve të tij ku Kina po ndikon shumë në rritjen e çmimit. Investimet e kryera në vijimësi e veçanërisht ato të fabrikës së petëzimit kanë qënë të pasuksesshme dhe ndoshta të fryera qëllimisht për përfitime të padrejta.

Së dyti kompania “Kurum International” sha duhet ta kuptoj se ka ardhur koha që nuk mund të manipulohet më tej me të drejtat e punëtorëve apo lirinë ekonomike në vendin tonë. Kjo kompani duhet të përgatitet për të përballuar suksesin dhe reformimin e shoqërisë tonë në sistemin e drejtësisë dhe të mirëqeverisjes në kuadër të hapjes së vendit tonë dhe standartizimit europian të tij në çdo fushë.

Për 25 vite kjo kompani si shumë biznese apo punëdhënës të tjerë kanë qënë të privilegjuarit e çdo qeverie. Qeveritë syleshe të viteve 2002 që falen fabrikat e oksigjenit dhe të gëlqeres, të 2007 që miratuan kryerjen e dyshimtë të investimeve për kapacitet prodhues 550.000 ton/në vit apo në vitin 2010, 700.00 ton/në vit.

Kthimin për kusur të TVSH-së në vitin 2012 të 4 hidrocentraleve si “privatizim strategjik”. Pa harruar këtu dhe kontratën e konçensionit ROT të vitit 2013 për rafinerinë e Cërrikut etj. Këto tregojnë qartë tangjentën dhe influencat politike të qeverive shqiptare në vijimësi duke e vlerësuar këtë kompani si të përkëdhelur dhe të favorizuar.

KSSH vazhdon ta ketë të freskët situatën e falimentit të shpallur nga kjo kompani në vitin 2016 si dhe diversifikimin e dyshimtë të portofolit të saj në minerale dhe energji. Kjo situatë po rrotullohet çdo ditë përpara syve tanë. Mosdhënia e informacionit dhe mospronuncimi për publikun nga kompania ashtu dhe nga strukturat përgjegjëse shtetërore e shton dyshimin tonë mbi manipulimin e qëllimshëm të kësaj situate.

KSSH bën thirrje punëtorëve të Elbasanit por edhe të gjithë qytetarëve që të rrisin vigjilencën dhe të kenë besim tek sindikatat si avokate besnike të tyre. Të mos manipulohen apo të përçahen nga ndonjë sharlatan pseudo-sindikalist apo punonjës e drejtues shtetërorë i çfarëdo instance të jetë, apo ndonjë kockë që u hedh punëdhënësi si kompromis në kurrizin e tyre.

Për sa më sipër KSSH po konsultohet në mënyrë urgjente edhe me strukturat sindikale ndërkombëtare e veçanërisht Konfederatën Europiane të Sindikatave (ETUC)  si dhe me këshillin ekonomik e social (EESC) të Bashkimit Europian për të marrë të gjithë asistencën e nevojshme dhe për t’u përballuar me çdo rrethanë që mund të ndodhemi së shpejti.

Asambleja e Përgjithshme e KSSH-së. President, Kol Nikollaj

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)


Lajmi kryesor:

Skandali me mbetjet toksike, Report Tv tek zyrat e KURUM! Mbyllet Uzina e Çelikut, punëtorët në rrugë! Kompania: Kemi vështirësi ekonomike, u japim 3 muaj pagë


S.B/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, dy makina përplasen me trajlerin! Një person mbetet i lënduar

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, dy makina përplasen me trajlerin! Një person mbetet i lënduar