Pas 2 orësh dhe 30 minuta diskutime nga deputetët e shumicës dhe votimit të rendit të ditës është mbyllur seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Vëmendjen e ka tërhequr fakti që tre nga katër deputetët e rinj nga lista e LSI-së që u betuan sot në Kuvend votuan pro projektligjet e rendit të ditës. Aurora Mara, Edmond Rrushaj dhe Enver Roshi votuan pro për projektligjet, ndërsa Ylli Shehu votoi kundër.
RENDI I DITËS
Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, për shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, daktiloskopike dhe të të dhënave të regjistrimit të automjeteve, dhe marrëveshjes së saj zbatuese”
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes për bashkëpunimin teknik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, për programin e zhvillimit rajonal për Shqipërinë, ratifikuar me ligjin nr. 66/2017”
Projektvendim “Për miratimin e planit vjetor për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017-2021”
Projektrezoluta “Për njohjen dhe mbështetjen e veprimtarisë së mbrojtësve të të drejtave të njeriut, në promovimin, nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë”
Lajmi kryesor: