” Kjo ka qenë një Olimpiadë e mrekullueshme në një qytet fantastik siç është Rio” ka thënë Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach.
Ky i fundit mbylli zyrtarisht edhe Lojërat e 31-ta Olimpike pas 16 ditësh ku morrin pjesë mbi 11.300 atletë nga 206 vende të botës. Pjesë e koreografisë së ceremonisë mbyllëse u bë edhe Kryeministri japonez Shinzo Abe duka marrë stafetën e Olimpiadës së ardhshme.
Rio 2016 u fitua nga sportistët amerikënë të cilët siguruan 121 medalje në total duke lënë shumë pas shtetet e tjera. Amerikanët triumfuan me 46 medalje të arta ,37 argjendi dhe 38 bronzi.
Në vend të dytë doli Britania e Madhe me 67 medalje në total 3 më pak se Kina por britanikët kanë marrë një medalje të artë më shumë 27 me 26 krahasuar me aziatikët të cilët i mbyllën Lojërat Olimpike të tretët.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)