Buffon e mbyll me PSG: Vetëm në dy vende të botës jetohet mirë, në shtëpi dhe në Paris

Buffon e mbyll me PSG: Vetëm në dy vende të botës jetohet mirë, në shtëpi dhe në Paris

Gianluiggi Buffon do të largohet nga Paris SG në fund të ktij muaji kur t’i përfundojë kontrata. Legjanda italiane, tashmë 41-vjeç, u bashkua me Paris SG në qershor të 2018, me të cilët rregjistroi 25 paraqitje në të gjithë kompeticionet duke siguruar titullin në ‘Ligue 1’.

Fituesi i 9 herë së ‘Seria A’ më herët ka luajtur me Juventusin, me të cilët në 17 vite ka bërë 656 paraqitje. Për lamtumirën nga Paris SG, Buffon është shprehur:

“Largohem i lumtur pas kësaj experience që më ka shijuar dhe që padyshim më ka ndihmuar të rritem. Sot aventura ime jashtë Italisë ka përfunduar. Ashtu siç ka shkruar Ernest Hemingëay ka vetëm dy vende në botë ku njerëzit mund të jetojnë të lumtur: në shtëpi dhe në Paris.

Sot, në njëfarë mënyrë, kjo vlen edhe për mua: Parisi do të mbetet shtëpia ime…Allez Paris!”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK