Përfundon procesi i legalizimit në zonën e Manzës dhe Maminasit në bashkinë e Durrësit.
I pranishëm në shpërndarjen e certifikatave, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Daka garantoi banorët se bashkia ka projekte konkrete për Maminasin, Ishmin dhe Manzën.
"Njësia e Manzës tashmë bën pjesë në bashkinë e Durrësit por edhe për Maminasin është i njëjti preokupim, vullnet e njëjta dëshirë që këto të dyja njësi kaq të rëndësishme të këtij aksi të jenë njësi zhvilluese,potencial i madh ekonomik për të gjithë rajonin tonë", u shpreh Vangjush Dako.
Kreu i ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi deklaroi se qeveria e mëparshme në 8 vite legalizoi në këto dy zona vetëm 20 objekte që shërbenin për biznes, ndërsa ne tha ai, brenda dy viteve përfunduam totalisht procesin e legalizimit në Maminas dhe Manëz.
"Nga viti 20015-2013 për Maminasin janë dhënë 13 leje për 8 vite dhe në Manëz janë dhënë 10 leje që ishin për biznese. Sot përfundon procesi i legalizimit për njësinë administrative Maminas ku janë dhënë gjithsej 850 leje legalizimi për dy vite dhe për njësinë administrative Manëz që sot është dita 1055 lejeve të legalizimit", tha Flamur Gjuzi.
Manza dhe Maminasi i bashkohen Shijakut dhe Sukthit tashmë si zona formale, me proces të përfunduar të legalizimeve. Aktualisht punë është përqendruar në qytetin e Durrësit, ku problem mbetet zona A dhe B e qytetit.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO