Mbyllet procesi i Legalizimit në Urë-Vajgurore, Artan Lame shpërndan 140 leje legalizimi dhe 260 certifikata pronësie të tokave bujqësore

Mbyllet procesi i Legalizimit në Urë-Vajgurore, Artan Lame shpërndan 140 leje legalizimi dhe 260 certifikata pronësie të tokave bujqësore

Foto ilustruese

Mbyllet procesi i legalizimeve në Urën Vajgurore ose bashkinë Dimal i njohur me emrin e ri, ku janë shpërndarë 140 leje legalizimi dhe 260 certifikata pronësie të tokave bujqësore. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame i shoqëruar nga Ministri i Turizmin dhe Mjedisit Blendi Klosi ka shpërndarë në qytetin e Urës-Vajgurore dhe zonat kadastrale të kësaj bashkie certifikatat e pronësisë dhe lejet e legalizimeve duke theksuar se është mbyllur tashmë procesi i legalizimeve në qytetin Urë-Vajgurore dhe fshatrat Pashalli,Guri i Bardhë, Cukalat, Samaticë, Pobrat etj, pjesë e zonave kadastrale të kësaj bashkie.

Lame ka deklaruar se,pas përfundimit të këtij procesi të rëndësishëm do të fillojë procesi i verifikimit të tokës bujqësore.

"Kadastrat do të fillojnë një proces të rëndësishëm,atë të regjistrimit të tokës bujqësore në çdo fshat dhe kjo është edhe sfida më e madhe e Kadastrës. Njerëzit kanë nga 30-vjet që presin certifikimin e tokës,një proces që filloi me ligjin 7501 dhe do të përmbyllet sot", tha Lame.

Edhe Ministri Blendi Klosi, ka uruar të përfituesit e certifikatave të pronësisë,që i hapin rrugën investimit në turizëm.   

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • geg hyseni: 22/09/2020 04:17

    Mbyllet procesi i legalizimeve ne DIMAL...Ura Vajgurore i takon tashme muzeut te historise...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja