Mbyllet sezoni i Superligës/ Tirana siguron mbijetesën, Kukësi dhe Teuta në Europë

Pas shumë muajve me ‘zemër në dorë’ tifozët e Tiranës mund të marrin frymë lirisht. Skuadra kryeqytetase ka fituar 3-0 ndeshjen e fundit të Superligës kundër Flamurtarit, duke siguruar mbijetesën, e cila kishte futur në panik të gjithë ambientin bardheblu.

Ndërkohë në Krujë Kastrioti ka zhvilluar 90 minutat e fundit në Superligë, në një sfidë kundër Kukësit që u mposht me shifrat 1-3. Pas 36 javësh krutanët u renditën në vendin e 9 me 42 pikë, 5 më pak se Luftëtari dhe Tirana që mbajnë respektivisht vendin e tetë dhe të shtatë.

Ndërsa për Kukësin kjo fitore vulos vendin e dytë, që do të thotë pjesmarrje në Kupat e Europës pa patur parasysh se çfarë ndodh në finalen e Kupës. Një tjetër skuadër që siguroi pjesmarrjen në Europë ishte Teuta, e cila në Niko Dovana mposhti 2-0 Laçin.

Sfida tjetër e kësaj jave mes Luftëtarit dhe Partizanit u mbyll me shifrat 1-1. / Përgatiti Ernest Koçi

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij