TIRANË-Sunny Hill Festival’ është mbyllur orët e para të mëngjesit, pasi dhuroi një koncert të paharrueshëm për tre netë radhazi. Mbrëmja e kaluar i ishte dedikuar muzikës rep, ku në skenë performoi reperi i famshëm britanik Stormzy, duke dhuruar një spektakël për të gjithë të apasiunuarit pas tij. Stormzy ishte ndër të vetmit artistë në 'Sunny Hill Festival’ që zbriti nga skena për të takuar adhuruesit e tij.

Pavarësisht të gjithë emocioneve, ‘Sunny Hill Festival’ u mbyll pa performancën e yllit botëror Dua Lipa, por këngëtarja shqiptare na paska rezervuar një surprizë...

Sigurisht që nuk mund të mungojë një koncert nga Dua në Shqipëri. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili teksa ka shpërndarë një video nga ‘Sunny Hill Festival', ka njoftuar se Dua Lipa do të mbajë një koncert në nëntor. Por, ende nuk dihet data se kur do të mbahet koncerti.

“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Pas performacës në ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë, të gjithë po e prisnin Dua Lipën në Tiranë, por ajo mungoi. Epo ylli botëror nuk na zhgënjeu! Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim një koncert të paharrueshëm nga Dua Lipa .....

“Sunny Hill” u mbajt për tre ditë radhazi në vendin tonë dhe mirëpriti rreth 40 artistë shqiptarë dhe të huaj, nga Dafina Zeqiri, Ledr Vula, Mc Kresha, Lurical Son, Elgit Doda, Asgjë Sikur Dielli, Dren Abazi, Capital T, e artistët e huaj Fedez, Action Bronson, Tananai, Stormzy, si edhe DJ me famë botërore Afrojack, Hardwell, DJ Regard.