Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Durrës! Tezgat do zhvendosen në sheshet e qytetit, tregtarët të pakënaqur (VIDEO)

DURRËS- Tregu i fruta-perimeve në qytetin e Durrësit është mbyllur! Shkak për këtë është bërë mosndërgjegjësimi nga ana e qytetarëve, që grumbulloheshin në tezga krejtësisht të pashqetësuar nga koronavirusit, por edhe nga ana e tregtarëve që tregtonin produkte jashtë normave të vendosura në këtë situatë.

Për këtë ka një vendim të Bashkisë së qytetit, e ndërsa tregtarëve u është vënë në dispozicion hapësira të mëdha tek sheshi i stadiumit, ai te 'Mauzoleu i Dëshmorëve' si edhe te shkolla e Muzikës, ndonëse mësohet se tregtarët janë të pakënaqur nga ky vendim.

Megjithatë, një vendim i tillë që synon shmangien e grumbullimeve të mëdha të njerëzve, nuk është pritur shumë mirë nga tregtarët. Ato kanë ngritur shqetësimin se e kanë të pamundur për të transportuar produktet në këto hapësira.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 30/03/2020 10:12

    Nqse mendjet e vogla, të dobta e primitive të fshatareve do të arrinin të kuptonin qe lufta nuk eshte vetem me pushkë e granata, atëherë nuk do të protestonin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave