Burgu i Bënçës në Tepelenë është mbyllur. Propozimi për të mbyllur këtë burg është bërë që fundvitin e 2023, ndërsa vendimi është firmosur në tetor nga ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari.
Mbyllja e burgut të Bënçës ka ngritur mjaft pikëpyetje për stafin. Interesit të Report Tv, u përgjigj Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, teksa kanë bërë me dije se punonjësit e këtij institucioni do të transferohen në burgjet më të afërta, atë të Vlorës dhe të Fierit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është duke u marrë me transferimin e punonjësve në pozicione pune në këto dy burgje.
Të njëjtat burime thonë se punonjësve të burgut tashmë të mbyllur të Bënçës, do tu garantohet transport nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për t’i marrë nga Tepelena, për t’i çuar në burgjet e Vlorës dhe të Fierit, e më tej edhe kthimin sërish në qytet, në të dyja turnet.
Duke qenë se propozimi për të mbyllur burgun e Tepelenës, është bërë prej dhjetorit të vitit 2023, burimet thonë se janë marrë masa nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për të ruajtur pozicionet vakante në burgjet e Vlorës dhe të Fierit, në mënyrë që kur shkrirja të ndodhte, punonjësit e Bënçës të shkonin në këto vende pune.
Lajmi në përditësim...
Komente












