Mbylli bashkinë pas rastit me COVID! Zotkaj i Poliçanit në Repolitix: Risku i lartë, kemi 800 qytetarë të sëmurë kronikë

Pasi hartës së të prekurve me COVID-19 iu shtua edhe Poliçani, kryetari i bashkisë Adriatik Zotkaj që mbylli shërbimet në bashki deri në 12 prill tha në një lidhje skype për Report TV në Repolitix se pas kontakteve stafi mjekësor ka rezultuar negativ pas testit të bërë. Lidhja zinxhir e rastit të infektuar me COVID-19 në këtë qytet ka kërkuar masa të rrepta, pasi në këtë qytet, tha ai, janë 800 persona që vuajnë nga sëmundje kronike dhe profesionale, për shkak të punës në uzinë.

''Në Poliçan situata e qetë. Stafi mjekësor ka dalë negativ, mbërritën përgjigjet. Morëm masa të rrepta pasi kemi 800 pacientë me sëmundje kronike, ndaj kemi marrë masa të tilla. Sot nuk janë mbyllur shërbimet bazë, por shërbejnë me derë mbyllur, sepse shporta ushqimore do të shkoj nëpërmjet punonjësve social, në varësi të nevojës që do kenë familjet. Ne kemi marrë masa pasi ky personi që u infektua ka pasur kontakte me 50-60 persona të tjerë përveç stafit mjekësor, ndaj janë marrë këto masa" thekson kryetari i bashkisë së Poliçanit, Zotkaj.

Kryetari i bashkisë Adriatik Zotkaj foli edhe për ngritjen e një karantine në shkollën ''Refat Keli'' duke theksuar se Poliçani ka vdekshmërinë më të lartë në raport me numrin e popullsisë në Shqipëri.

''Ne kemi ngritur edhe karantinë te shkolla ''Refat Keli'', prandaj bëjmë thirrje të gjithëve të vetëkarantinohen në rast se do jetë nevoja. Jemi një vend i vogël dhe ky proces infektimi mund të jetë zinxhir. Poliçani ka vdekshmërinë më të lartë në raport me numrin e popullsisë në Shqipëri për shkak edhe të punësimit në uzina. Ndërsa për sa i përket respektimit të rregullave, deri më sot nuk kemi vendosur asnjë gjobë pasi kemi arritur mirëkuptim. Por nuk do kemi tolerime sot, që nesër të jemi të lumtur të gjithë'' sqaroi më tej Zotkaj. Pak ditë, kryetari i bashkise së këtij qyteti vendosi një postbllok për të ndaluar hyrjen në qytet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 07/04/2020 18:00

    Qe e mban mire qytetin kjo eshte e dukshme ,madje I dizinfektonte komplet qytetin , jo vetem qendren sic ben Tirana ,por dhe lagjet brenda. e vetmja gje gabim qe hasa ishte ,ne pallatin tim nje qe voton PS mori thesin me miell ja solen tek shpia, ndersa nje pensionte 90 vjec me te birin te papune asnje gje smoren , u eshte mbyllur dhe menca skane ku hane te shkretet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK