Një 25 vjeçar shqiptar është arrestuar në Cueres të Italisë mbrëmjen e së martës pasi u kap duke grabitur një shtëpi. Shqiptari në bashkëpunim me persona të tjerë të cilët ende nuk janë arrestuar, kanë grabitur një të moshuar në Itali.
I riu shqiptar duke përdorur një thikë kuzhine ka kërcënuar të moshuarën e cila gjithashtu ishte shtetase e huaj, duke i kërkuar kësaj të fundit të gjitha paratë që kishte në banesë. E moshuara u ka dorëzuar të gjitha paratë që kishte në shtëpi, një shumë rreth 20 mijë eurosh dhe më pas është mbyllur në dollapin e rrobave nga grabitësit.
Sipas mediave italiane, shqiptari zotëronte dy pasaporta, njëra prej të cilave false.