Mbyllja e basteve sportive, Rama publikon videon virale

Kryeministri Edi Rama ka postuar këtë të enjte në rrjetin social “Facebook” një video ku trajtohet, në mënyrë ironike e njëkohësisht humoristike, mbyllja e pikave të basteve sportive.

Rama ka vendosur të shkruajë përmbi videos virale “pa koment”, duke lënë kështu që mesazhi i dëshiruar të transmetohet përmes tekstit të përshtatur në këngën "Plas" të Flor Mumajesit.

Sikurse u paralajmërua më parë, pikat e basteve sportive nuk do të hapeshin nga 1 janari i vitit 2019. E lidhur me këtë fakt, kreu i ekzekutivit shpesh herë ndan nëpër rrjete sociale postime sikurse të këtij lloji.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 04/01/2019 11:25

    Mbyllja e llotove ishte një absurditet, asnjë vend në botë nuk i mbyll llotot, por punon që të përmirësohen parametrat e mjedisit për të bërë biznes dhe të shtohen mundësitë e punësimit. Kur njerëzit janë të punësuar nuk kanë kohë të bredhin kioskave të llotove. Kjo që ndodh në Shqipëri quhet klimë agresive ndaj biznesit, është papërgjegjshmëri duke nxjerrë në rrugë mijëra të papunë dhe më i frikshëm akoma është niveli i propagandës, mënyra e paligjshme e linçimit publik të tyre. Më qesharak është fakti se duan t'i shtrydhin dhe pikën e fundit limonit duke bërë video amatorësh me shpresën se populli "do gajaset".... Këto janë shenja që sondazhet e brendshme partiake nuk kanë nxjerrë aspak shifrat që iu nevojiten.

    Përgjigju
  • Edi: 04/01/2019 10:50

    ngop.tv jane njisha.

    Përgjigju
  • Mondi: 03/01/2019 17:36

    Po jo me zoti edi jo se lloto ka gjith bota po ti je me i zgjuari nga te gjith ti je p**ll same o edi ti je si beqir balluku shef frigoriferin tat vetem dreqi i din qellimet tuaja po talleni b*****n me ate popull beni si doni ju se ti ne fakt ke industri ke bujsi e blegtori po e shperngul popullin nga shpiat e veta duke shku ne emigrim ti je vec nje nuk gjej fjale me cin me te krahasu

    Përgjigju
    • @Mondi: 04/01/2019 00:16

      Mendoj që ish pikat e llotos ti kthejnë në klasa fillore, me mësues të paguar nga shteti që t'ju mësojn disave shkrim e këndim.. Dhe kështu njerëzit do kuptojn më shumë që nuk iket në emigracion pse u mbyllën llotot.

    • vlora: 03/01/2019 23:39

      po ti o alban qe je me shkoll mos te te vi keq qe po thot nje realitet,rama shum mir beri qe i mbylli llotot se lan e shtepit njerzit ne kumar,po ka shum gjera per te ber,rama e fillon nga fundi se kushedi ku i reh cekici,po mjer populli qe e beson dhe gjith kohen e ha sa krahu nga kryehajduti edi rama

    • Albani: 03/01/2019 21:36

      O Mondi paske shume probleme me gjuhen shqipe.... Ik ne shkolle se llotot u mbyllen tani....

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur