Sipas Sazan Gurit, “ajo që po i shkaktohet mjedisit është një veprim tepër i papranueshëm dhe ajo çfarë është shqetësuese është mosndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj dëmit që i shkaktojnë organizmit. Këto furra të cilat përdorin si lëndë të parë gomat e importit dëmtojnë seriozisht shëndetin e këtyre banorëve të cilët përpiqen të fitojnë ca para”.
Guri theksoi gjithashtu se kemi të bëjmë me një përplasje mes biznesit dhe publikut, ku ajo çfarë bie në sy dukshëm është interesi i biznesit i cili nuk është gjë tjetër veçse një kosto e humbur për banorët të cilët do të përballen më pas më sëmundje të ndryshme, të cilat janë rezultat e kësaj ndotjeje të pakufizuar.
Sipas Gurit shqiptarët duhet të kenë një ndërgjegjësim më të lartë dhe të marrin iniciativa për mbrojtjen e mjedisit, çka përkthehet në mbrojtje të shëndetit të tyre.
Guri gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve, organizatave të ndryshme, si dhe AKIP të ngrihen në protesta me qëllim ruajtjen e vlerave mjedisore.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)